web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lë peng 25 milionë/ Gjykata e Vlorës liron “peshkun e madh” të Jugut

10 Maj 2019, 17:22, Aktualitet CNA

Gjykata e Vlorës ka vendosur të lirojë, pas shtatë muaj qëndrimi në qeli, Pëllumb Petritajn, i njohur ndryshe si ?peshku i madh i Jugut?.

Petritaj akuzohet se nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve ka mundur të zaptojë një sërë sipërfaqesh toke plazhe në Vlorë.

Gjyqtari i çështjes, Ervin Trashi, ka pranuar kërkesën e Pëllumb Petritaj për zëvendësimin e masës së sigurisë nga ?arrest në burg,? në masë sigurimi me garanci pasurore prej 25 milion lekë të vjetra. Kjo shumë financiare është lënë si peng në gjykatë nga Petritaj, me qëllim lirimin e tij nga qelia.

Nga ana tjetër prokurori i çështjes ka kundërshtuar kërkesën për zëvendësimin e masës së sigurisë për Petritaj, por në fund të gjykimit gjyqtari Trashi ka pranuar kërkesën, duke e çuar nga burgu në shtëpi “peshkun e madh”.

Nga ana tjetër, Prokuroria thotë se do e apelojë vendimin duke këmbëngulur në caktimin e masës “arrest me burg” për Petritajn.

Kujtojmë që Petritaj rezulton i dënuar me tre vjet burgim edhe në një çështje tjetër të tjetërsimit të pronave në Gadishullin e Karaburunit në Vlorë. Dënimi pritet që në ditët në vijim të marrë ose jo formë të prerë në Apelin e Vlorës./CNA.al





Lajmet e fundit nga