Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha që në ditën që ka marrë drejtimin e kësaj force nuk ka bërë asgjë tjetër, veçse ka çuar drejt shkatërrimit dhe përçarjes partinë më të madhe opozitare në vend.
Por, duke mos u mjafuar me shkatërrimin që i ka bërë PD-së, Lulzim Basha ka vendosur të tallet edhe me ata që i vunë gurët e themelit Partisë Demokratike, të cilët pasi i përdor për të prodhuar lajme, për t?u dukur se të vjetrit e PD-së i ka në krah, më pas i braktis apo më keq akoma i vërsul servilët që i rrijnë pas.
Lulzim Basha ka ?vrarë? për së dyti Pjetër Arbnorin, ish deputet dhe Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Pjetër Arbnori ishte nga figurat e rralla politike në Shqipëri, por si duket Lulzim Basha është tepër i ?vogël? për të njohur figura të tilla të PD-së.
Basha e ka treguar me fakte se nuk ka as memorie, as regjistër anëtarësie dhe as listë themeluesish, por ecën në tym pa histori i pa të ardhme.
Në korrik të vitit 2018, përpara ambienteve të Kuvendit, u zhvillua ceremonia për inaugurimin e shtatores së ish-kreut të Kuvendit, Pjetër Arbnori, ku morën pjesë një sërë figurash të politikës shqiptare, të majtë dhe të djathtë si dhe familjarë të Arbnorit.
Kuvendi në atë kohë i drejtoi një letër kreut të PD, Lulzim Basha, ku kërkonte listën e deputetëve demokratë të legjislacionit të parë, që ti ftojë në ceremoninë e sotme për Arbnorin. Por, selia blu ka habitur në përgjigjen që i ka kthyer kërkesës së Kuvendit, duke thënë se ?nuk kemi asnjë kontakt?.
Por, Lulzim Basha ka filluar të ?vrasë? edhe fëmijët e figurave historike të PD-së.
Një rast të tillë e ilustron më së miri, rasti i Rudina Hajdarit, vajza e tribunit të Demokracisë, Azem Hajdari.
Vajza e Tribunit të Demokracisë, u vendos në listë në vitin 2017, nga Lulzim Basha me argumentin se mjaftonte kontributi i të atit të saj dhe emri i tij që Rudina të ishte pjesë e listës së PD-së. Dhe si një vajzë e studiuar në SHBA e nderonte listën e PD-së.
Por, sapo kjo e fundit nuk iu bind urdhërit për të dorëzuar mandatin, i vërsuli servilët që i rrinë nga pas, për ta sulmuar dhe për më tepër vajza e Azem Hajdarit u përjashtua nga PD, njëlloj si i ati i saj në vitin ?94-?95 nga Sali Berisha, në atë kohë president.
Rudina Hajdari u përjashtua nga PD pse nuk pranon të dorëzojë mandatin, sepse kështu thotë Lulzim Basha. Kjo në fakt është një vrasje e dytë e Azemit.
Të njëjtën gjë sot Lulzim Basha ka bërë edhe Glauk Olldashin, djali i ish-ministrit të ndjerë të Transporteve, Sokol Olldashit.
Lulzim Basha, duke tentuar të marrë benefite politike, po tenton të përdorë figurat historike të PD-së, të cilët janë ndarë nga jeta.
Sot në një takim me të rinj të EDS (Europian Demokracy Student), ku i pranishëm ishte edhe Glauk Olldashi, Lulzim Basha u shpreh se: ?Glauk Olldashi, nderon trashëgiminë e babait të tij, ish kryetarit të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, një miku dhe bashkëpunëtorin timin, një nga liderët e PD ndarë nga jeta tragjikisht para disa vitesh, z.Sokol Olldashi?.
Tani Sokol Olldashi i duhet si mik e bashkëpunëtor, për të treguar se ka mbështetjen e PD-së së vjetër.
Kjo është një hipokrizi dhe tallje e Lulzim Bashës ndaj Sokol Olldashit, të cilin tashmë e cilëson ?mik?, por kur ishte gjallë e sulmonte.
Lulzim Basha refuzoi në Kuvend të mbante 1 minutë heshtje për Sokol Olldashin. Luftoi çdo ditë kundër tij si skuth bashkë me çetën e tij të palaçove që i shpalli si Republike e re.
Asnjë ditë asnjë sekondë Basha dhe rrethi i tij nuk e panë derën e familjes së Sokolit, por sot në mënyrë të turpshme përdorin djalin e tij.
Kush dhe pse kuptohet lehtë. Për një mandat deputeti të Flamur Nokës dhe asgjë më shumë. Ata që e “vranë” dje të gjallë Sokolin sot po e lëvizin në varr duke përdorur djalin e tij./CNA.al
Deputetja Rudina Hajdari, në një postim në rrjetet sociale, ...
Gjykata e Vlorës ka vendosur të lirojë, pas shtatë muaj qënd...
Ngjyrat neon janë një nga trendet që kanë paralajmëruar stil...
Ish-kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Int...
Nga gjashtëdhjetë e gjashtë punonjës që ka patur deri në vit...
Victoria Beckham është një nga ikonat më të mëdha të modës. ...
Kryeministri Edi Rama njëkohësisht edhe kryetari Partisë Soc...
Laura Anderson është kthyer në një “tabelë qitjeje” nga ndje...
Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar pasi në m...
Gazetari Artan Hoxha, në një postim në rrjetet sociale, ka r...
Dy kandidatë të tjerë të listës shumëemërore të Partisë Demo...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha menjëherë pas takim...
Moderatorja Elita Rudi i ka befasuar të gjithë fansat e saj ...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në brigjet e Detit Mesdhe, k...
Ish deputeti i listës Basha, Klevis Balliu, i cili tre ditë ...
Një nënë ka vrarë foshnjën e saj 10 javësh pasi i dha qumësh...
Policia e Dibrës ka proceduar penalisht këtë të premte 9 per...
Zv/kryeministri, Erion Braçe ka reaguar lidhur me protestën ...
Ushtria e Koresë së Jugut thotë se Koreja e Veriut duket se ...
Lulzim Basha zhvilloi pak çaste më parë një takim me qytetar...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...