web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Dëgjo Lulzim"/ Balla paralajmëron kreun e PD, i kujton kunatin

25 Prill 2019, 11:05, Aktualitet CNA

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, i  ka bërë thirrje kreu të PD -së Lulzim Basha, që të mos nxisë dhunë.

Balla e ka paralajmëruar se nëse ai do të vazhdojë të nxisë akte vandalizmi do të përballet me ligjin.

“Dëgjo Lulzim, ke të drejtë të protestosh sa herë të duash dhe kur të duash. Por harroje se mund të nxisësh dhunë, të kryesh akte vandalizmi, të godasësh policinë se do të përballesh me ligjin”, ka paralajmëruar Balla.

Nga foltorja e Kuvendit Balla ka thënë, se për shkak se tremben nga reforma në drejtësi, Basha dhe Kryemadhi kanë dalë në rrugë.

Sipas Ballës, Basha ka hallin e biznesit të kunatit dhe jo të qytetarëve.

“As Basha dhe as Kryemadhi nuk e bllokojnë dot drejtësinë.  Prandaj bllokojnë rrugët se i tremben reformës në drejtësi. Nuk kanë për t’ia arritur as të bllokojnë demokracinë dhe as zgjedhjet.  Është halli i biznezit të kunatit dhe jo i qytetarit”, ka thënë Balla, duke shtuar se po bëhen përpjekje për të penguar shqiptarët për të lëvizur lirshëm në BE./CNA.al





Lajmet e fundit nga