web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vasili i përgjigjet "flakë për flakë" Ballës/ Produkt i neveritshëm

25 Prill 2019, 09:47, Aktualitet CNA

Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar pas fjalës së kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, i cili tha se LSI ka damkën më të keqe të shit-blerjes së votës.

Në një konferencë për mediat, Vasili e cilësoi parlamentin e sotëm, si produktin më të neveritshëm të shit-blerjes së votes.

?Sot guxuan e folën për shit-blerjen e votës, ata që janë produkti më i neveritshëm i shit-blerjes së votes. Këtë e thotë OSBE/ ODIHR dhe jo opozita. OSBE/ ODIHR në raportin e tyre evidenton se vetëm PD dhe LSI denoncuan shit-blerjen e votës, të njëjtën gjë thotë edhe raporti i DASH, i cili i vë damkën zgjedhjeve. Ndërsa ajo që e nxjerr përfundimisht sheshit është Dosja 339 ?-tha Petrit Vasili.

Gjithashtu ai tha se ky parlament është nënprodukt i krimit të organizuar dhe e vetmi arritje e tyre është drejtimi i Kuvendit nga krimi.

?Dosja 339 qartëson shumë pastër se janë këta drejtues socialistë të implikuar me kriminelë, të organizuar në shit-blerjen e votës?-tha ndër të tjera Petrit Vasili./ CNA.al

Balla i prerë: Zgjedhjet do mbahen, nuk ka budallenj që bëjnë burg për Lulin





Lajmet e fundit nga