web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Opozita nis sot përshkallëzimin e protestës/ Akset që do të bllokohen

25 Prill 2019, 06:55, Aktualitet CNA

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar, opozita pritet që sot të nisë përshkallëzimin e protestave.

Në orën 18:00, partitë e kolaicionit opozitar, të cilat nënshkruan një marrëveshje dy ditë më parë, do të zhvillojnë protestën e radhës përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit.

Por, përveç protestës në Tiranë, ish-deputetët janë angazhuar për të mobiluzuar tubimet, duke paralizuar qarkullimin në akset kryesore që lidhin Jugun dhe Veriun e vendit me kryeqytetin.

Ndërkohë që dy orë përpara protestës, sot në 16:00 krerët e LZHK, PAA, PBDNJ, PDK, PR, aleatë të PD dhe LSI do të zhvillojnë një takim me Ambasadorin e Bashkimit Europian në Shqipëri Luigi Soreca.
Në Elbasan, te rrethrrotullimi i Bradasheshit do të bllokohet aksi që lidh Juglindjen me Tiranën, ndërsa zona e Jugut do të bllokohet në rrethrrotullimin e Sheqit të Fierit.

Protestuesit nga Veriu i vendit do të grumbullohen në Milot. Një tjetër pikë do të jetë ajo te Shkëmbi i Kavajës dhe kryesorja te sheshi ‘Shqiponja’ për të bllokuar hyrjen në Tiranë. Për të diskutuar mbi detajet e protestës, Monika Kryemadhi zhvilloi dje një takim me kryetarët e degëve të LSI-së në rrethe. Ky është një skenar i përsëritur nga opozita, pasi edhe më parë ka bllokuar rrugët, ndërsa në 11 maj do të jetë protesta kombëtare para Kryeministrisë.

Pikat që do të bllokohen nga opozita:
Tiranë, rrethrrotullimi ?Shqiponja?
Durrës-Kavajë, Plepa Autostradë- përballë shtëpisë së pushimit
Fier, rrethrrotullimi Sheq
Elbasan, rrethrrotullimi Bradashesh
Milot, karburanti në autostradë

Kujtojmë këtu se erdhe rreth një vit më parë, PD në shenjë protestë kundër qeverisë, nisi të ashtuquajturën mosbindje civile, duke bllokuar nyjet kryesore rrugore në vend.





Lajmet e fundit nga