web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pse djegie mandatesh dhe jo protestë brenda Kuvendit?/ Përgjigjet ish Presidenti

24 Prill 2019, 19:43, Aktualitet CNA

Ish presidenti Bujar Nishani, aktualisht kryetar i Këshillit Kombëtar të PD, i ftuar në emision “Arena”, ndër të tjera i është përgjigjur pyetjes se përse opozita dogji mandatet dhe nuk zgjodhi të protestonte duke qënë pjesë e Parlamentit.

 Parlamenti dhe institucionet janë vendi i parë i debatit, janë të padiskutueshme. Dhe janë abc e demokracisë. Por ne kishim eksperiencën. Kushtetuta nuk e lejonte që të zgjidhej një prokuror i përkoshëm, mazhoranca nuk e përfilli Kushtetutën. Së dyti; Ligjet që miratohen në Parlament kanë kushtin që të jenë në përputhje me Kushtetutën, sepse në momentin që nuk përputhen me Kushtetutën, opozita nuk ka fuqinë e kartonëve. Kushtetuta thotë që nuk lejohen të miratohen ligje me efekte financiare që të kenë fuqi prapavepruese. Ligji që u bë mbi dividentin, binte në kundërshtim të hapur me këtë nen kushtetues, por mazhoranca nuk e përfill edhe këtë. Presidenti e refuzon, mazhoranca nuk e përfill as atë, nuk ka Gjykatë Kushtetuese, dhe në këto kushte nuk ka rrugë tjetër përveç braktisjes dhe protestës së rrugës,”- është përgjigjur Nishani./CNA.al





Lajmet e fundit nga