web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Agron Tufa jep alarmin/ “Ndihem i rrezikuar”

24 Prill 2019, 19:01, Aktualitet CNA

Agron Tufa i cili mban postin e Drejtorit të Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit prej ditësh është përfshirë në një debat publik me deputetin e PS-së Spartak Braho.

Krahas deputetit në debat janë përfshirë edhe ish-deputeti Sabit Brokaj si dhe ish-ambasadori Fatos Tarifa.

Ditën e sotme Tufa ka ngritur një padi në gjykatë pas kërcënimeve të njëpashnjëshme që ka marrë nga personat në fjalë.

Gjatë një interviste në emisionin ?Top Talk? Tufa sqaroi se ndihet i kërcënuar moralisht por edhe fizikisht pasi ka marrë mesazhe kërcënuese.

?Kam të bëjë me segmente shume të rrezikshme fanatike të enverizmit, të ish-armës së sigurimit të shteti dhe drejtësisë së dhunshme komuniste dhe njerëzve të veshur me imunitet. Që ndihem i rrezikuar, moralisht kjo ndihet, por ndihem edhe fizikisht. Mesazhe kërcënuese vijnë me anë të personave anonim dhe jo anonim. Kam paralajmëruar që çfarë do që të ndodhë, dihet se kush janë autorët e sulmit?,-deklaroi ndër të tjera Tufa./CNA.al





Lajmet e fundit nga