web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Reforma Zgjedhore/ Duka: Rama po flet me gjuhën e të fortit

24 Prill 2019, 19:39, Aktualitet CNA

Kreu i Partisë Agrare Ambjentaliste, Agron Duka i qenë prezent në studion e emisionit ?Repolitix? në Report Tv foli rreth Komisionit të Reformës Zgjedhore që ndryshoi ditën e sotme nga 18 anëtarë në 10 anëtarë.

Sipas Dukës, Edi Rama po flet me gjuhën e të fortit kur thotë që do ta bëjë me deputetët e rinj Reformën Zgjedhore.

Duka bëri thirrje që Rama ti thërrasë arsyes, dhe veprimet që kryeministri po bën me Reformën Zgjedhor i quajti tallje

?Kjo që ka bërë ky me këtë Komision për Reformën Zgjedhore që thotë se do të përfundojë në nëntor është tallje. Pasi thotë un zgjedhjet lokale po i fitoj pastaj në nëntor ju si të doni. Në këtë aspekt unë gjykoj se Rama flet me gjuhën e të fortit. Një pjesë e madhe e popullit janë kundër qeverisjes së tij dhe nuk do shkojnë në këto zgjedhje. Kjo sjell dhe ikje të rinisë nga vendi. Ai duhet t’i thërrasë arsyes?,-tha Duka./CNA.al





Lajmet e fundit nga