web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Përplasje civile me 30 Qershor?/ Patozi: Terrorizëm politik

24 Prill 2019, 21:00, Aktualitet CNA

Astrit Patozi, themelues i partisë Bindja Demokratike, foli rreth mundësisë së një përplasje civile siç kanë deklaruar përfaqësues të opozitës për të penguar zgjedhjet lokale. Thirjet e Lulzim Bashës për mosbindje civile dhe sulm ndaj qendrave të votimit ditën e mbajtjes së zgjedhjeve në 30 Qershor Patozi i ka vlerësuar të rrezikshme dhe që mund të sjellin pasoja të renda.

Sipas Patozit, një përplasje civile është vëllavrasëse dhe terrorizëm politik.

?E konsideroj vëllavrasëse një përplasje civile, atë dhe që paralajmërojnë që kjo mund të ndodhi e konsideroj terrorizëm politik. Por asgjë nuk ka për të ndodhur. Në rast se Edi Rama dhe çifti Basha-Kryemadhi do të lihen vetëm janë gati t?i vënë flakën Shqipërisë?,-tha Patozi në ?Opinion?./CNA.al





Lajmet e fundit nga