web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bindja Demokratike drejt zgjedhjeve/ Olli iu përgjigjet “dhëmb për dhëmb” kritikëve

25 Prill 2019, 07:20, Aktualitet CNA

Leonard Olli, anëtari i bordit drejtues të forcës së re politike në vend, Bindja Demokratike, i është përgjigjur akuzave të kritikëve, të cilët pretendojnë se bashkëpunon me kryeministrin Rama.

I ftuar në studion e A2CNN, Olli i është përgjigjur ?dhëmb për dhëmb? kritikave, ndërsa theksoi se kreu i PD-së, është i blerë nga Rama.

?Nëse Bindja Demokratike, e cila lindi si një forcë për të rrëzuar regjimin e Edi Ramës, konisderohet si bashkëpunëtore e tij, atëherë me të njëjtën logjikë, ne mund të bëjmë të njëjtat akuza.

Pra, për aq kohë sa ne nuk po e rrëzojmë dot Ramën, ne mund të themi se krijon dyshime se lidershipi i PD-së, është i blerë nga Rama, për ta mbajtur në pushtet këtë të fundit. Por ne nuk jemi këtu për t?u marrë me njëri-tjetrin, se boll është shkëputur vëmendja.”-tha Olli.

Më tej, Olli edhe pse me një gjuhë diplomatësh, la të nënkuptohet se kritikat ndaj tyre, vijnë me qëllim për të shmangur vëmendjen nga problemet reale dhe keqqeverisja.

?Këta që merren me ne, kanë luksin të shkëpusin tërë vëmendjen nga paudhësitë e pafundme të një regjimi autokratik, i cili është shumë pranë diktaturës?-tha ndër të tjera Leonard Olli./CNA.al





Lajmet e fundit nga