web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Siguria në dorë të kriminelëve/ Shteti nuk merr asnjë masë

10 Prill 2019, 11:50, Aktualitet CNA

Ish-kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë dje në Rinas, ku 10 milionë euro u grabitën në pistën e aeroportit.

Në një deklaratë për mediat, Vasili tha se kjo ngjarje i ka shkaktuar një dëm të pariparueshëm imazhit të Shqipërisë.

?Imazhi i Shqipërisë ka marrë një goditje të pariparueshme. E gjithë media botërore ka reflektuar me shqetësim ngjarjen e djeshme?-tha Vasili.

Më tej, Vasili tha se kjo është një ngjarje e përsëritur, për të cilën shteti nuk ka marrë masa.

?Kjo është një ngjarje shumë e rëndë dhe e përsëritur. Shteti shqiptar, në vend të reflektimit po shkon keq e më keq.

Siguria kombëtare është në dorë të zotit, ose më mirë të themi në dorë të kriminelëve?-deklaroi Petrit Vasili.

Gjithashtu ai tha se dikush duhej të arrestohej për sigurinë e Aeroportit, por sot nuk ka asnjë zyrtar që të jetë përpara drejtësisë./ CNA.al





Lajmet e fundit nga