web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Nuk kishte ndodhur që nga Lufta e Dytë Botërore”/ Çfarë paralajmëron Spartak Ngjela

10 Prill 2019, 11:19, Aktualitet CNA

Avokati i njohur Spartak Ngjela ka reaguar në lidhje me vizitën në Tiranë të zv.ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mathew Palmer.

Në një postim në rrjetet sociale, Ngjela shkruan se Palmer ka paralajmëruar se “të korruptuarit e shqipërisë duhet të kenë frikë”.
Sipas Ngjelës, kjo nuk ishte thënë ndonjëherë nga politika amerikane që nga Lufta e Dytë Botërore.

?Dje shqiptarët panë një mënyrë të re të politikës: talljen e politikës amerikane me të korruptuarit e mëdhenj të Shqipërisë, Berisha-Basha e co.

Zëvendës/ndihmës Sekretari i Shtetit amerikan tha: “të korruptuarit e shqipërisë duhet të kenë frikë”.
Nuk ishte thënë ndonjëherë kjo nga politika amerikane që nga Lufta e Dytë Botërore.
Palmer e trajtoi opozitën pa mandat të Tiranës si një bandë të mundurish.
Kurse banda na ka thënë se do të bëjë kryengritje. (!)
Të shohim se çfarë do të thotë sot.?-shkruan Ngjela në postimin e tij./ CNA.al





Lajmet e fundit nga