web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Djegia e mandateve/ Basha: Nuk ka kthim pas

4 Prill 2019, 15:56, Aktualitet CNA

Djegia e mandateve nga ana e opozitës ka qenë një nga pyetjet që i është bërë  kreut të PD-së Lulzim Basha në intervistën e zhvilluar me ?Deutche Welle?.

Sipas Bashës, dalja e opozitës nga Parlamenti është pa kthim pas.

?Largimi nga Parlamenti ndodhi pas shterimit të çdo mundësie për të zgjidhur në mënyrë institucionale këtë krizë të thellë që ka kapur vendin. Për fat të keq këtë vit është thelluar më tepër pasi ka fakte zyrtare të publikuara nga ?Zëri i Amerikës?. Dalja jonë është pakthim, kriza politike është reale por është po kështu një mundësi e madhe për t?i dhënë shqiptarëve një sistem demokratik funksional që është në krah të tyre. Jam i bindur që ky ndryshim ka nisur nga populli me opozitën në krah dhe jam shumë i bindur që shqiptarët e ndershëm do ta mbështesin këtë ndryshim që kërkohet nga opozita. Jam i inkurajuar që kemi gjetur mbështetje në Bundestag për këtë axhendë transformuese. Duke bërë që Parlamenti të jetë i shqiptarëve dhe jo zëdhënës i kryeministrit?,-tha Basha./CNA.al





Lajmet e fundit nga