web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rritet paga për 65 mijë punonjës/ Ja kush përfiton

4 Prill 2019, 14:57, Aktualitet CNA

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj në një postim në rrjetet sociale ka bërë me dije se rreth 65 mijë punonjës do të përfitojnë rritje të pagës.

36 mijë mësues, 4650 mjekë, 13,765 infermierë, 6800 ushtarakë si dhe 3560 policë burgjesh do të përfitojnë një rritje page prej 7%.

Postimi i plotë:

Rritja e Pagave në vitin 2019, një tjetër premtim i mbajtur i Qeverisë Shqiptare.

Sikurse është bërë e ditur gjatë proçesit të miratimit të Buxhetit 2019, punonjës të disa sektorëve të rëndësishëm do të përfitojnë rritje të qënësishme të nivelit të pagave të tyre. Kjo rritje do të aplikohet duke filluar nga data 1 Prill 2019. Nga kjo politikë do të përfitojnë:

Në total, parashikohet që të përfitojnë mbi 65 mijë punonjës buxhetore, me një kosto vjetore në buxhetin e shtetit prej 3 miliardë lekë.

Qeveria Shqiptare mbetet e angazhuar për të vazhduar politikën e rritjes domethënëse të pagave në administratën publike, pasi e konsideron si një element kyç në përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike ndaj qytetarëve./CNA.al





Lajmet e fundit nga