web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Denoncimi/ Korrupsion dhe falsifikim në doganë

4 Prill 2019, 14:25, Aktualitet CNA

Ish kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet sociale ka bërë publik një denoncim për doganën në Portin e Durrësit

?Vjedhje dhe korrupsion e fallsifikim në doganën e narkoshtetit Durrës?,-shkruan Berisha.

Berisha gjithashtu ka bashkangjitur mesazhin e një doganieri, i cili denoncon përfshirjen në një aferë korruptive dhe falsifikimi në Portin e Durrësit ku janë të përfshirë shefi i departamentit në drejtorinë e Përgjithshme të doganave Gjon Bardhi, shefi i krimit ekonomik Marsel Dule si dhe Artiol Saliaj ish drejtori i antikorrupsionit ne drejtorin e përgjithshme

Denoncimi i plotë:

Pershendetje zoti Doktor Berisha. Jam nje punonjes i doganes Durres qe do te lutesha shume nga ana juaj te mbetem anonim se me pushojne nga puna. Duke mare shkak edhe nga shkrimet ne media si edhe presionit qe po ushtrohet aktualisht ne keto momente nga Shefi i Departamentit ne drejtorine e pergjitheshme te Doganave nga GJON BARDHI qe Kondinieri i kapur edhe aktualisht i bllokiar me mallra kontraband firmato fallco te ardhura nga kina si Ora, Rripa, Syze, portofola edhe Atlete edhe kepuce sportive te cilat mbajne logon e markave te fuqishme boterore. Kondinieri ne fjale ndodhet i bllokuar ne ambjentet e doganes durres qe prej dates 01-04-2019 per tu zhdoganuar ne emer te subjektit ERVIS MECE me nipt L61809009A, por kondinieri ne fjale i perket shtetasit qe ju disa e keni denoncuar per futien e mallerave . Per te fshehur emerin e tij ka perdorur kunatin e vet ERVIS MECE. Presioni qe po behet nga GJON BARDHI eshte zakonisht i madhe sepse shefi i departamentit eshte i perfshire ne kontrabanden qe gjithashtu eshte i mbrojtur nga shefi i krimit ekonomik te drejtoris MARSEL DULE. Gjon Bardhi sot ka bere mbledhie urgjente ne oren 9 duke bere presion per te derguar kondinierin drejt doganes Tirane per ta shpetuar se ka mare 50000$ kafe .

Ju lutem se shefi i departamentit kerkoj pezullim nga detyra. GJON BARDHI shefi i departamentit te drejtoris se pergjithshme

Jane te perfshire GJON BARDHI. Shefi i Departamentit, Marsel Dule shefi i seksionit krimit ekonomik, Artiol Saliaj ish drejtori i antikorrupsionit ne drejtorin e përgjithshme./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga