web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dosja 339/ Basha: Parlamenti i kriminalizuar

4 Prill 2019, 15:48, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka dhënë një intervistë për gazetën gjermane ?Deutsche Welle?.

I pyetur nga gazetarja nëse blerja e votave nuk mund të trajtohej në kuadër të drejtësisë, Basha tha se në momentin kur votat vidhen, demokracia bie.

Gazetarja: Kemi pasur rastet e shitblerjeve, po a nuk mund të trajtohen ata në kuadër të drejtësisë, ashtu siç ndodh në demokracitë e tjera?

Lulzim Basha: Themeli i demokracisë është vota, kur bie vota e lirë ka rënë demokracia. Ajo që dosja 339 pjesë të vogla të së cilës janë publikuar edhe nga mediat ndërkombëtare tregon është se në zgjedhjet e vitit 2017 krimi i ogranizuar në bashkëpunim me kupolën e rilindjes kanë asgjësuar vullnetin e shqiptarëve. Është pikërisht fakti që Parlamenti nuk është produkt i votës së shqiptarëve, por produkt i bashkëpunimit me kriminelë ka sjellë një braktisje totale. Një tradhtim të interesit publik, nga një qeveri që e ka lidhur fatin e vet jo me interesin qytetar, por me krimin e organizuar.

Është pikërisht krimi i organizuar dhe kapja e shtetit, kapja e ekonomisë nga pastrimi i oparave, që u ngrit edhe si problemi kryesor nga departamenti i Shtetit, javën e kaluar.

Ato që kanë vrarë shpresën, kanë shkatërruar mundësitë, kanë shkaktuar një emigrim masiv të shqiptarëve. /CNA.al

 





Lajmet e fundit nga