web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Agron Duka kritika Bashës/ “Nuk e marr vesh…”

3 Prill 2019, 18:39, Aktualitet CNA

Sistemi Zgjedhor në Shqipëri është problemi kryesor i krizës politike thekson kreu i PAA-së, Agron Duka.

Sipas Dukës është e habitshme që Basha ka future 50 vetë në listën e kandidatëve për Tiranën kur ka vetëm 34 mandate deputetësh.

?Ne jetojmë në një krizë politike dhe kjo krizë është si pasojë e zgjedhjeve të pista që janë vjedh e janë përzjerë me kriminelë. Kjo krizë politike është thelluar më tepër edhe sot. E gjitha kjo vjen si pasojë e sistemit sepse ishte i paparashikuar vendimi i opozitës. Ky lloj sistemi është i habitshëm se vjen tani ky që është i 50-ti në listë sepse Basha për ti bërë qefin nga 34 deputetë që ka Tirana kanë futur në lista 50 veta dhe këtë gjë se ka bërë vetëm ai. Tani se si do i ndajë ky i 50-ti që thotë po hyj me votat e qytetarëve unë nuk e marr vesh?,-tha Duka në “Byro Politike”./CNA.al





Lajmet e fundit nga