web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Besnik Mustafaj kritikon Bashën/ Opozita mos të bëjë marrëveshje si ajo e 17 Majit

3 Prill 2019, 18:27, Aktualitet CNA

Ish-ministri i jashtëm Besnik Mustafaj ka komentuar situatën politike në vend.

I ftuar në ?News 24?, Mustafaj tha se duhet patjetër dialog mes palëve.

Më tej ai ka kritikuar opozitën, pasi sipas tij dialogu është i nevojshëm, por jo si dialogu Rama-Basha, natën dhe pa transparencë.

?Nuk ka më kthim pas nga opozita. Sepse nuk rihyn dot në parlament. Unë e fajësoj opozitën kur thotë se s?ka dialog.

Dialog ka pasur në ?91 me Ramiz Alinë, apo në ?97 me Berishën, si nuk mund të ketë tani?

Palët do të shkojnë te dialogu, por së pari duhet të pranohet se ka krizë. Këtu gabon Rama që nuk pranon se ka krizë politike në vend. Jo dialog si i Bashës me Ramën në maj 2017, natën e pa transparencë. Duhet dialog me një platform përpara, madje edhe me ekipe negociatore. Nuk mund të presim nga jashtë. Unë do të doja të ishte Presidenti, por edhe ndonjë trojkë ambasadorësh mund ta bëjë këtë?,- tha Mustafaj

Ndërsa në lidhje me kërkesën për largimin e Ramës, Mustafaj thotë se nuk duhet të jetë prioritet i opozitës.

?Eshtë në rregullat e tyre që kryetari i partisë është edhe kryeministër. Nuk mund të diktohet kjo gjë nga opozita?,- tha Mustafaj. /CNA.al

 





Lajmet e fundit nga