web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Betimi” për siglën e PD dhe LSI/ Ish-deputeti demokrat nxjerr zbuluar Ramën

3 Prill 2019, 17:30, Aktualitet CNA

Ish-deputeti demokrat, Gent Strazimiri, në një postim në rrjetet sociale ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama i cili u betua se do të çojë për skrap siglën e PD dhe LSI.

Strazimiri e quan këtë ?betim? interesant pavarsisht se sipas tij ia ka vjedhur Matteo Renzit.

Postimi i plotë:

“Betim” interesant, pavarësisht se ia ke vjedhur Matteo Renzit të 2012-ës që “betohej” se do çonte për skrap të gjithë kundërshtarët, brenda e jashtë partisë, e që e “çuan për skrap” vetëm pak pasi kërcënoi me “rottamazione” lart e poshtë…

Ti vetëm zgjidh si e do “rottamazione-n”: si Renzi? Apo si Mussolini?…

E ofrojmë edhe “a domicilio” si shërbim kur vjen puna për “trima” si ti ?… Ti vetëm mbaj “Betimin”!!

Sinqerisht,

POPULLI





Lajmet e fundit nga