5 netë magjike me Festën e Birrës në Korçë/ Ja artistët që do të dhurojnë spektakël
2026 shënon 20-vjetorin e Festës së Birrës në Korçë. Në kë...
2026 shënon 20-vjetorin e Festës së Birrës në Korçë. Në kë...
Në pesë vitet e fundit mbi një milionë të rinj i kanë ndërprerë studimet në universitetet turke. Një shkak i rëndësishëm janë vështirësitë ekonomike – dhe kjo megjithë mbështetjen nga shteti.
“Kur im atë e humbi punën, mua nuk më mbeti gjë tjetër, veçse të ndërprisja studimet”. Një numër i madh studentësh në Turqi i ndërpresin studimet për shkaqe financiare dhe nga frika e varfërisë. Njëri prej tyre është Kadiri. Të atin, i cili punonte si saldator, e pushuan nga puna, sepse bizneset në sipërmarrje nuk ecnin më si më parë. Kadiri i tha DW se për të atin ishte shumë e vështirë, që të ushqente katër fëmijë duke qenë i papunë.
Familja e Kadirit jeton në Stamboll. Ai vetë studionte në Universitetin Kocaeli, disa orë larg shtëpisë së tij. Në fillim ai jetonte në një konvikt studentësh, më vonë ai ndante një banesë me bashkëstudentët. Shpenzimi më i madh qe qiraja mujore. “Qiradhënësit i shihnin studentët si lopë, që mund t’i milnin pa pushim. Me 150 euro, qiraja jo vetëm që ishte shumë e shtrenjtë, por ajo shtrenjtohej sipas marrëveshjes vazhdimisht. Shteti më jepte si student një kredi prej 65 eurosh në muaj. Por kjo në asnjë drejtim nuk mjaftonte”, shprehet Kadiri.
Numri i atyre që ndërpresin studimet gati dyfishohet
Në pesë vitet e shkuara, te ata që ndërprisnin studimet në universitetet turke pati një shtim të konsiderueshëm të numrit. Sipas ministrisë së Arsimit në Ankara, prej vitit 2013 1,1 milionë vetë që studionin ose e ndërprenë studimin e tyre ose e shtynë atë për një kohë të pacaktuar. Veçanërisht midis viteve 2017 dhe 2018 numri i atyre që e ndërprenë studimin u rrit me 92 përqind, në krahasim me periudhën e një viti më parë.
Frika nga papunësia
Sipas sekretarit të sindikatave Özgür Bozdogan, shumë vetë kanë frikë se pasi të përfundojnë shkollën nuk do të gjejnë punë, prandaj shumë vetë vendosin të ndërpresin studimet. Që gjatë leksioneve ata vrasin mendjen si do të vejë puna e tyre, edhe kur përfundojnë me nota të mira. Bözdogan i tha DW: “Në kurset e studimit, për të cilat në tregun e punës ka probleme, ndërprerja e studimeve ndeshet më shpesh. Ndërsa në fakultetet e mjekësisë ky fenomen nuk ndodh.”
Gjithnjë e më shumë studentë me borxhe
Sipas të dhënave të Ministrisë së Ekonomisë, numri i kredive të studimit u rrit me më shumë se 11 përqind, midis viteve 2017 dhe 2018. Por sipas mendimit të Bözdoganit, shpenzimet e përmuajshme për çdo student nuk mbulohen dot. Sipas të dhënave të Zyrës turke të Statistikave, shpenzimet për qiranë, ujin, rrymën elektrike dhe ngrohjen çdo vit janë rritur me 24 përqind. Kësaj i shtohet edhe që çmimet për ushqimet bazë janë rritur me 25 përqind të tjera. Një pasojë: shumë studentë nuk janë në gjendje t’i kthejnë kreditë pas studimeve./ DW
Sulmi i përgjakshëm terrorist ndaj dy xhamive në Zelandën e ...
PeshqitNuk ka asgjë më romantike për një grua të shenjës së ...
Aktori i humorit, Florjan Binaj realizoi pak kohë më parë sp...
Tashmë i njohur edhe si “Mozarti i vogël, ai është duke habi...
Kujdesi për vetenMerr kohë për veten dhe kujdesu për veten d...
Gjatë një takimi që ka zhvilluar sot me mbështetësit e saj n...
Gazetari Artan Hoxha ka reaguar në lidhje me sherrin e mbrëm...
Presidenti i Turqisë paralajmëron për një Gallipoli të ri në...
Një tjetër kandidate nga listat shumë emërore të Lëvizjes So...
Kryeministri Rama po zhvillon një vizitë në Gjermani. CNA.al...
Çështja e pagesave për lobistët amerikanë, të cilët ndihmoni...
Rreth një muaj më parë, PD dhe LSI vendosën të djegin mandat...
Ish-drejtuesi i policisë, Mit’hat Havari ka reaguar pas ate...
Ish-deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi ka reaguar pas deklara...
Efraim Diveroli, president dhe pronar i Kompanisë AEY, i ang...
Një tjetër denoncim është publikuar sot nga ish-kryeministri...
Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku ndodh...
Ambasadori i OSBE-së në Tiranë, Bernd Borchardt ka komentuar...
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka çelur sot garën për zgjed...
Pas konsultimit me kryetarët e degëve dhe pas vendimit që se...
Tenderi 50 milionë euro për mirëmbajtjen e akseve rrugore ...
Sot do të sjellim një tjetër shkrim ku zbërthehet pasuria ...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë rrugor është shënuar sonte në rrugën ...
Gjatë kontrolleve të kryera nga Policia e Shtetit për zhur...
Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen ...
Sipas informacioneve paraprake, ka humbur jetën si pasojë ...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Sektori publik mori rolin kryesor në thithjen e forcës së ...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Qeveria e Austrisë njoftoi të hënën se planifikon të rrisë...
Të shtëna me armë janë shënuar sot jashtë konsullatës amer...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha sot se mund të urd...
Pentagoni rishikoi bilancin zyrtar të viktimave nga lufta ...
Në historinë e artit dhe të letërsisë perëndimore, pak mom...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe ...
Ministria e Financave do të zhvillojë javën e ardhshme rih...
Pas rritjes së fortë të kursimeve në vitet pas pandemisë, ...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...