Pas qëndrimit të Ambasadës së SHBA në Tiranë, e cila bëri thirrje për shmangien e akteve të dhunës në protestën e nesërme të opozitës dhe u shpreh hapur kundër djegies së mandateve, ka reaguar edhe delegacioni i BE-së.
Delegacioni i BE përsërit qëndrimin se vendimi për heqjen dorë nga mandatet parlamentare pengon seriozisht funksionimin e demokracisë në Shqipëri dhe ndikon në integrimin e vendit në BE ? një perspektivë që e duan plotësisht 93% e qytetarëve shqiptarë.
Delegacioni i BE-së dënon çdo tentativë për të nxitur dhunë gjatë tubimit të opozitës, ndërsa thekson se ?Tani është shumë urgjente që të kapërcehet situata politike aktuale duke krijuar një platformë kombëtare për dialog ndërmjet të gjitha palëve të interesuara, edhe duke pasur parasysh zgjedhjet e ardhshme lokale të qershorit. Shqipëria ka nevojë për një dialog ndërpartiak për reformat më urgjente, duke përfshirë reformimin e kuadrit ligjor zgjedhor në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR-it?.
Deklaratë e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri
Në prag të protestës së 16 marsit, Delegacioni i Bashkimit Evropian në Tiranë rithekson rëndësinë e të drejtës themelore të të gjithë qytetarëve shqiptarë për të demonstruar. Kjo e drejtë është një shtyllë qendrore në çdo shoqëri demokratike, por duhet ushtruar në mënyrë paqësore, pa përdorur dhunën. Asnjë formë e nxitjes së dhunës nuk është e tolerueshme. Ne u bëjmë thirrje edhe një herë të gjithë liderëve të partive që të tregojnë përgjegjësi për të shmangur çdo përshkallëzim gjatë protestave.
Ashtu siç kemi deklaruar edhe më parë, konsiderojmë se vendimi për heqjen dorë nga mandatet parlamentare pengon seriozisht funksionimin e demokracisë në Shqipëri dhe ndikon në integrimin e vendit në BE ? një perspektivë që e duan plotësisht 93% e qytetarëve shqiptarë. Ne vazhdojmë të mbështesim ata që janë të angazhuar në procesin demokratik në Parlament, gjithashtu në mbrojtjen e interesave të popullsisë shqiptare që dëshiron të vazhdojë të ecë drejt BE-së. Që prej qershorit të kaluar është bërë progres, veçanërisht në reformën në drejtësi, si dhe në luftën kundër krimit të organizuar, por ka ende shumë punë për të bërë në tre muajt e ardhshëm.
Tani është shumë urgjente që të kapërcehet situata politike aktuale duke krijuar një platformë kombëtare për dialog ndërmjet të gjitha palëve të interesuara, edhe duke pasur parasysh zgjedhjet e ardhshme lokale të qershorit. Shqipëria ka nevojë për një dialog ndërpartiak për reformat më urgjente, duke përfshirë reformimin e kuadrit ligjor zgjedhor në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR-it./CNA.al
Mesazhi i fortë i Ambasadës së SHBA/ Tre “shuplaka” Bashës e Kryemadhit
Një aksident i rëndë ndodhi pak minuta më parë në rrugën Shk...
Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth mesditës së sotme në a...
Ambasada e SHBA në Tiranë, një ditë para protestës së parala...
CNA.al, do të fillojë nga sot një rubrikë të re, “Dje dhe So...
Balerini i njohur Graciano Tagani vetëm pak javë më parë dek...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në vijim të tak...
Një studim i fundit i publikuar në revistën shkencore ‘The L...
Një trup i tonifikuar është i rëndësishëm në çdo moshë, por ...
Alex Rodriguez u shfaq me një shenjë të nxirë në afërsi të s...
Femrat të cilat i kanë flokët me gjatësi mesatare apo të shk...
Jeni gati t’i zbuloni?Janë shumë të thjeshta dhe lehtësisht ...
Justin Bieber dhe Hailey Baldwin janë zyrtarisht burrë e gru...
Në vijim të turit të tij të takimve në rrethe, kryetari i Pa...
Më shumë se gjysma e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i janë në...
Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati ka sqaruar për ...
Vera e 2019-s do të sjellë shumë trendë të reja, por edhe ri...
Dy deputetët francezë Jacques Maire dhe Liliana Tanguy, ndod...
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant...
Ish-ministri i Dejtësisë në qeverinë “Rama 1”, Ylli Manjani ...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...