web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mesazhi i fortë i Ambasadës së SHBA/ Tre "shuplaka" Bashës e Kryemadhit

15 Mars 2019, 11:27, Aktualitet CNA

Ambasada e SHBA në Tiranë, një ditë para protestës së paralajmëruar nga opozita, ka drejtuar një mesazh të fortë për të gjitha palët politike në Shqipëri.

Në një deklaratë për mediat, ambasada e SHBA nxit të gjithë aktorët e demokracisë shqiptare që të ushtrojnë vetëpërmbajtje në protestën e 16 marsit.

Gjithashtu në deklaratë, jepet një mesazh i fortë për kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi në lidhje me akuzat për zgjedhjet e 2017-ës, për djegien e mandateve dhe për bojkotin e parlamenti.

Në mesazh thuhet se ?Ambasada e Shteteve të Bashkuara i konsideron Qeverinë dhe Parlamentin aktual të Shqipërisë të zgjedhura në mënyrë legjitime nëpërmjet zgjedhjeve të vitit 2017, të njohura ndërkombëtarisht?.

Ambasada thekson se ?ata ish anëtarë të Parlamentit të cilët vendosën të braktisin mandatet, hoqën dorë nga detyrimet e tyre ndaj qytetarëve shqiptarë, duhet të lejojnë ata që duan të punojnë për të ardhmen e vendit të bëjnë punën e tyre?.

Ndërsa më tej, Ambasada e SHBA thekson se mbështet të gjithë ata që vazhdojnë të jenë të përfshirë në procesin demokratik në Parlament.

Deklarata e plotë:

Pavarësisht se protesta paqësore është një shtyllë themelore e demokracisë, nxitja apo kryerja e veprimeve të dhunshme, përfshirë edhe shkatërrimin e pronës publike, janë të paligjshme. Ne i nxisim të gjithë aktorët e demokracisë shqiptare që të ushtrojnë vetëpërmbajtje në protestën e 16 marsit. Ambasada e Shteteve të Bashkuara i konsideron Qeverinë dhe Parlamentin aktual të Shqipërisë të zgjedhura në mënyrë legjitime nëpërmjet zgjedhjeve të vitit 2017, të njohura ndërkombëtarisht.

Ne vlerësojmë punën e mirë që është bërë në zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri, si dhe përparimin në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ka ende punë për të bërë. Ndërkohë që, ata ish anëtarë të Parlamentit të cilët vendosën të braktisin mandatet, hoqën dorë nga detyrimet e tyre ndaj qytetarëve shqiptarë, duhet të lejojnë ata që duan të punojnë për të ardhmen e vendit të bëjnë punën e tyre. Ne mbështesim të gjithë ata që vazhdojnë të jenë të përfshirë në procesin demokratik në Parlament, në mënyrë që Shqipëria të vazhdojë të ecë përpara, drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian.





Lajmet e fundit nga