web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Gazetari grek i mahnitur nga video “Rrëmbehu nga Shqipëria”:Po na bie turizmi, ta bëjmë edhe ne"

10 Mars 2019, 09:10, Aktualitet CNA

Një fushatë e ndërmarrë sëfundmi nga personazhet të njohur shqiptarë ka shfrytëzuar mendimin e krijuar ndaj shqiptarëve tek filmat ?Taken ? të Liam Neeson për të realizuar një kundëreagim e për t?ia treguar botës kulturën, traditën dhe bukuritë e Shqipërisë, nëpërmjet një videoje të quajtur ?Rrëmbehu nga Shqipëria?.

Videoja nis me aktorin Florian Binaj, ndërsa pjesë e klipit është edhe ministri shqiptar i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, këngëtarja Kanita dhe Era Rusi, Alban Ramosaj etj.

Me moton ?do të rrëmbehesh nga Shqipëria? në video tregohet bukuria natyrore, tradita, kultura, historia, ushqimi, mikpritja shqiptare.

Klipi përmbyllet me aktorin Arben Bajraktaraj, i cili luan rolin e ?Marko from Tropoja? në filmin e famshëm, ku thotë se shtëpia e një shqiptari i takon Zotit dhe mysafirit.

Kjo video jo vetëm që është bërë virale këtu në Shqipëri por ka tërhequr edhe vëmendjen e fqinjëve tanë grekë.

Giorgos Liagkas një gazetar dhe moderator mjaft i njohur në Greqi ka bërë një shkrim të gjatë dedikuar pikërisht videos ?Rrëmbehu nga Shqipëria?. Ai ka folur për njohjen fillestare me shqiptarët se si fillimisht, kur ne emigruam në Greqi na njihnin si hajdutë të mundshëm, si njerëz negativë,  si kriminelë e njerëz me gjithë të ligat e mundshme.

?Por e gjithë njohja me ta ishte proces. I pamë të punonin si fermerë në fushat tona, ndërtues apo edhe ndihmës shtëpiak në shtëpitë tona, punë që ne le të themi i kemi bërë shumë pak. Këtu nisi faza e dytë e marrëdhënies sonë. Le të mos e harrojmë historinë e të falenderojmë shqiptarët që kontribuan në zhvillimin e ekonomisë greke. Në këtë fazë ne filluam t?i shihnim shqiptarët me sy tjetër, që kanë shumë të përbashkëta me ne. Ata nuk ishin ?llum? siç ishim në fillim të bindur por njerëz të mirë. Ky opinion negativ për shqiptarët dhe Shqipërinë nuk ishte vetëm nga ne, por edhe nga shumë njerëz të etnive të tjera. Pse po ju them të gjitha këto tani? U impresionova nga fushata magjepsëse e Organizatës Shqiptare të Turizmit.?,- shkruan gazetari i njohur.

Ai e quan realizimin e kësaj videoje një gjetje, një ide mbresëlënëse  për t?i treguar të gjithë botës se e ka gabim.

Pra, me këtë gjetje, u bë një reklamë e pabesueshme, duke e transformuar negativin në një pozicion pozitiv. Ai vë në qendër shqiptarët karakteristikë, një gjyshe, një balerin, një kuzhinier, një fëmijë, një atlet, një udhëzues për t?i dhënë një ftesë Liam Neeson që ta njohë vendin e tyre dhe ndryshojë pikëpamjen e tij. Dhe me të vërtetë qeveria shqiptare i bëri dhuratë dhe një biletë. Unë nuk e di nëse Ylli i Hollivudit do të shkojë në Shqipëri për pushimet verore, por padyshim që do të ketë të tjerë që do të duan të kalojnë pushimet aty.?,- thuhet në artikull.

Ndërkohë Liagkas shkruan se ndoshta edhe Greqia duhet të bëjë diçka të tillë duke qenë se turizmi aktualisht është industria që ka pësuar një rënie të dukshme vitet e fundit. Ai shprehet se nëse Shqipëria përdori Liamin për reklamimin e saj përse Greqia mos të përdorë aktorin e njohur Tom Hanks i cili është një nga vizitorët më besnikë të ishujve të Greqisë.





Lajmet e fundit nga