web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Dhuna ndaj Kryeministrisë/ Spaho i kundërpërgjigjet ambasadës franceze

16 Shkurt 2019, 17:45, Aktualitet CNA

Protesta e ditës së sotme nga opozita solli edhe reagimin e disa prej amabasadave kryesore në Shqipëri. Mes tyre edhe Ambasada e Francës në Tiranë e cila i bëri thirrje protestuesve për evitimin e akteve vandale.

Reagimi i Ambasadës së Francës në Tiranë:

?Ambasada e Francës në Tiranë i bën thirrje protestuesve për qetësi dhe të evitojnë provokimet dhe aktet vandale.

Sikundër e kemi shprehur bashkërisht me BE-në dhe vendet e tjera anëtare, e drejta e qytetarëve për të shprehur lirishit dhe në mënyrë paqësore pakënaqësinë e tyre, është një vlerë kyçe për një demokraci europiane moderne.

Dëmtimi i pasurisë publike dhe ushtrimi i dhunës janë të papranueshëm.

I bëjmë thirrje protestuesve të ndalin menjëherë dhunën dhe të privilegjojnë dialogun?.

Mirëpo i menjëhershëm ka qenë reagimi i Kreut të Grupit Parlamentar të PD-së Edmon Spaho i cili në një postim në rrjetet sociale iu drejtua ambasadës franceze me pyetjen përse në Francë qytetarët kanë katër muaj që dëmtojnë pronën publike?

Sipas tij, shqiptarët po protestojnë për një shoqëri demokratike, parime të lindura nga revolucioni francez.

?Po në Francë përse kanë katër muaj që dëmtojnë pronën publike? A nuk ishte dhuna e protestuesve që detyroi Macronin të mos rrisë çmimin e karburatit si dhe të rrisë pagën minimale? Sa veta janë vrarë në protestat në Paris. Shqiptarët po protestojnë për shoqëri demokratike, zgjedhje të lira e të ndershme, parime të lindura nga revolucioni francez?,-shkruan Spaho./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga