web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Protesta e opozitës/ Lubonja: Policia e papërgatitur për dhunë

16 Shkurt 2019, 16:15, Aktualitet CNA

Analisti Fatos Lubonja ka thënë sot se policia që ishte vendosur para Kryeministrisë nuk ishte e përgatitur për dhunë.

Nga studio e rubrikës ?Opinion ? në News 24, Lubonja ka thënë se pritej që të kishte dhunë dhe se protestuesit ishin të përgatitur psikologjikisht për të.

?Edhe nga televizioni  e kam ndjekur edhe kam qenë para kryeministrisë. Pash që ishte një protestë e madhe kishte njerëz shumë dhe kishte edhe dhunë siç thamë. Tani komentet e dhunës duhet apo jo dhuna është çështje tjetër.

Mendimi im është ky që dhunë atje do kishte, ishte përgatitur dhunë qoftë edhe psikologjikisht. Të dy kanë marrë dëmet dhe favoret e veta nga kjo dhunë.?-u shpreh ai.

Më tej, analisti shtoi se policia që formonte kordonin te Kryeministria nuk ishte e përgatitur për dhunë, ndaj sipas tij u bë e mundur që protestuesit të shkaktonin dëme të ky institucion.

?Po pa dyshim se aty nuk kishte një kordon policor të përgatitur për të mbajtur një masë të tillë njerëzore. Përgatitja me masa ishte se strategjia nuk ishte për të mbajtur një lloj kordoni. Problemi i madh i këtij kordoni ishte se efekti i tyre shkatërrues shkonte deri te Presidenca se ishte shumë gjë e rëndë?-tha ndër të tjera Fatos Lubonja./CNA.al





Lajmet e fundit nga