web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kryemadhi si Basha/ Edi Rama sot është rrëzuar

16 Shkurt 2019, 16:15, Aktualitet CNA

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një deklaratë për mediat foli rreth protestës së opozitës që u zhvillua ditën e sotme në bulevardin ?Dëshmorët e Kombit?.

Sipas Kryemadhit, protesta e sotme dëshmoi rrëzimin e Edi Ramës.

?Sot protesta kishte më shumë njerëz se asnjëherë tjetër, burra dhe gra sot dëshmuan se Edi Rama është rrëzuar. Shqiptarët i treguan Edi Ramës sot që ka ikur si një frikacak. Nuk mund të ta mbajë antimitingu i turpit me 2 mijë karrige në pushtet. Sot protestuesit i treguan Edi Ramës që është i vetëm?,-u shpreh kryetarja e LSI-së.

Më tej ajo paralajmëroi Ramën se ky është vetëm fillim dhe se ai nuk ka parë gjë akoma.

?Rama nuk ka parë gjë akoma , jo gaz lotsjellës, apo plumba gome por edhe të gjith arsenalin të Bashkimit Sovjetik dhe SHBA të përdori nuk e mund dot popullin e tij, nuk është nga ata burra Edi Rama që të mundi popullin e tij. Sot filloi rrënimi i botës së krimit që përfaqsion sot Edi Rama. Sot është vetëm fillimi. Sot shqiptarët përballuan mbi 20 herë sulmin me gaz lotsjellës?,-tha ndër të tjera Kryemadhi./CNA.al





Lajmet e fundit nga