web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Stadium i ri për Skënderbeun/ Rama tallet me Spiropalin

8 Shkurt 2019, 16:52, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama gjatë takimit të tij me qytetarët e Korçës pati një kërkesë nga një qytetare për ndërtimin e një stadiumi të ri në qytetin e Korçës.

Qytetarja i tha kryeministrit se ekipi i Skëndërbeut ka bërë histori. Ndërkohë që Rama zbuloi se është një projekt për të ndërtuar një stadium në qytetin e Kukësit.

Më tej kryeministri lëshoi një batutë në përgjigjen të qytetarës duke i thënë që duke pasur Elisën deputete që ka një dobësi për Skëndërbeun do të ndërtojë edhe stadiumin e Skëndërbeut.

?Duke pasur Elisën deputete e cila ka një fiksim pas Skëndërbeut, mbase pas Kukësit do të ndërtojmë stadiumin e Skënderbeut?,-tha Rama duke ironizuar deklaratën e Elisa Spiropalit që disa kohë më parë e krahasoi Ramën me Skënderbeun./CNA.al





Lajmet e fundit nga