Komisioneri Publik ankimon vendimin/ Këshilltari i Arta Markut në "filter"
Komisioner Publik ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavar...
Prej 3 vitesh në Shqipëri, pothuajse në çdo deklaratë dhe intervistë që kanë bërë institucionet dhe përfaqësuesit më të lartë politikë të BE dhe SHBA, Reforma në Drejtësi ka qenë kryefjala.
Sikurse SHBA dhe BE kanë këmbëngulur që Reforma në Drejtësi të shndërrohet në prioritetin e prioriteteve nga politika shqiptare, po ashtu edhe udhëheqësit shqiptarë kanë bërë gjithçka është në pushtetin e tyre që vetë Reforma në Drejtësi por edhe fryma e saj të dëmtohen, devijohen, negociohen, bllokohen, pengohen, vonohen, dekurajohen apo bëhen pis.
Dy fuqi ndërvepruese e kanë futur shpresën e shqiptarëve për drejtësi në një morsë tejet të shtrënguar.
SHBA dhe BE kanë qenë parreshtur fuqia shtytëse përpara dhe pozitive e Reformës në Drejtësi.
Ndërsa një grusht krerësh politikë shqiptarë nga të gjitha krahët, kanë qenë stoikisht forca negative kundër Reformës në Drejtësi.
Kjo është e kuptueshme, pasi politikanët shqiptarë pritet të jenë edhe “viktimat” e Reformës në Drejtësi.
Kanë bërë çdo gjë politikanët shqiptarë që ta ndalin, vonojnë apo negociojnë Reformën në Drejtësi.
Por nuk ia kanë dalë dot mbanë.
Tani kemi mbërritur në pikën pakthim, kur Reforma në Drejtësi duket se po mer formë dhe institucionet bazë që do të hetojnë e çojnë para drejtësisë të gjithë politikanët dhe zyrtarët e korruptuar, janë pranë ngritjes dhe konstituimit të tyre.
Pritja e gjatë, duket se po takon çastin kur do të shohim edhe veprimet e zbatimin konkret.
Ndërkohë politika shqiptare si kundërveprim ka zgjedhur strategjinë e përplasjes së ashpër mes palëve, në mënyrë që destabilizimi i vendit të përdoret si instrument për të ndalut ose negociuar Reformën në Drejtësi.
Opozita PD – LSI – PR ka shpallur 16 shkurtin si ditën finale kur si rezultat i protestës së thirrur prej tyre, o mbaron karriera politike e Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit, o mer fund kapitulli i Kryeministrit Edi Rama.
Gjuha dhe kumtet fundbotëse që po përdor Opozita si lançuese dhe përkufizuese të protestës së 16 shkurtit, janë tregues jo i zemëratës që ata kanë me Edi Ramën, por i kundërshtisë së vendosur që kanë ndaj Reformës në Drejtësi.
E megjithatë çfarëdo që të bëjë Opozita e Berishës, Bashës, Kryemadhit dhe Mediut, në dt 16 shkurt e tutje, e sigurtë është se asgjë nuk e ndal dot e as e cënon dot Reformën në Drejtësi.
Këto ditë Ambasada e SHBA në Tiranë ka bërë publik edhe faktin se 170 zyrtarëve publikë dhe politikë shqiptarë u janë refuzuar ose revokuar vizat amerikane.
Ky lajm ishte një instrument tjetër për ti dëshmuar publikut shqiptar se SHBA e kanê seriozisht Reformën në Drejtësi.
Por po dje ka ndodhur një turp i madh.
Dje nga Washington DC janë dërguar dhe publikuar në mediat shqiptare disa fotografi ku së bashku, disa nga njerëzit më të akuzuar të politikës shqiptare për korrupsion, të ftuar nga Fatmir Mediu në Mëngjesin e Lutjeve, hargaliseshin nëpër takime me disa zyrtarë të lartë amerikanë.
Ato foto ishin vrasësi më i rrezikshëm dhe fatal i Reformës në Drejtësi.
Ato foto flasin për një të çarë serioze brenda sistemit në SHBA.
Psh, është po e njëjta ditë kur Ambasada e SHBA publikon se 170 zyrtarëve shqiptarë u është refuzuar apo revokuar viza amerikane për shkak të akuzave për korrupsion, e ne shohim në një foto së bashku Ilir Metën, Fatmir Mediun, Damian Gjiknurin dhe Klodian Gradecin duke takuar një Kongresmen në zyrën e tij.
Nëse Ilir Meta është President Republike dhe Fatmir Mediu është kumbari i Mëngjesit të Lutjeve në Shqipëri, si mund të shpjegohet që aty në atë foto janë dy njerëzit më të akuzuar të momentit, Damian Gjiknuri dhe Klodian Gradeci.
Për Ambasadën Amerikane a nuk është i njohur fakti se Ish – Ministri Gjiknuri dhe ish – vartësi i tij Gradeci janë nën hetim nga Prokuroria për rastin e DH Albania?
A nuk e di Ambasada e SHBA se Damian Gjiknuri dhe Klodian Gradeci janë të saposhkarkuar nga detyrat e tyre, respektivisht njëri si Ministër e tjetri si Drejtor i OST, për shkak të akuzave dhe hetimeve mbi çështjen e DH Albania?
Pyetja tjetër është: Pse bashkë këta të dy, Gjiknuri dhe Gradeci në Washington DC?
Për Gjiknurin dihet se kostot e udhëtimit ia mbulon Kuvendi i Shqipërisë, po Klodian Gradecit tani që nuk është më Drejtor i OST, por udhëton si qytetar privat, kush ia ka paguar kostot e udhëtimit?
A nuk janë fotot e Gjiknurit dhe Gradecit në krah të Metës dhe Mediut e me zyrtarë amerikanë në Washington, si një tallje dhe shantazh mbi prokurorët që hetojnë çështjen e DH Albania?
Foto të tilla, janë vrasëset e vërteta të Reformës në Drejtësi.
Kur shqiptarët shohin politikanë të korruptuar që ngrefosen e kapardisen me foto nga Washingtoni, e gjithë fryma dhe morali i Reformës në Drejtësi bie./
PhD Betim Veritas
Lektor, John Hopkins University, SHBA
SHBA, Reforma në Drejtësi dhe AntiReforma në Drejtësi
Komisioner Publik ka ankimuar vendimin e Komisionit të Pavar...
VirgjëreshaYjet kanë rezervuar për ty një moment paqeje dhe ...
Vazhdojnë të shtohen dyshimet për kompaninë kombëtare të flu...
Kryeredaktori i gazetës “Rilindja Demokratike, gazetari Bled...
Në ushtrimin e funksionit parlamentar merr rëndësi edhe rapo...
Akademiku dhe pedagogu i gazetarisë dhe komunikimit, Artan F...
Ish deputeti i Partisë Socialiste aktualisht Kryetari i Part...
Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së , Taulant Balla nga Elba...
Dy minatorë janë plagosur rëndë ditën e sotme në minierën e ...
Është anuluar vendimi për rritjen e tarifave të shërbimeve d...
Sipas një studimi të bërë nga Instituti për Studimet Politik...
Gjatë prezantimit të “Paktit për Universitetin” me studentët...
Kryeministri Rama po zhvillon sot një takim me një grup stud...
Kryeministri Rama gjatë një takimi që po zhvillon me student...
Virusi AH1N1, njohur ndryshe si gripi i derrit ka shënuar 39...
Gjatë vitit 2018 Instituti i Studimeve Politike zhvilloi një...
Gjykata ka dhënë vendimin për personat e akuzuar për pesë t...
Rreth 10 veta kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë lëndua...
Teodor Lera, mbyti gruan e tij, Vera Lerën përpara dy ditëve...
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka nisur një tur ta...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën ...
Tre persona janë plagosur me armë zjarri një natë më parë ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të martë në zonën e...
Një aksident është shënuar këtë të martë në rrugën “Dituri...
E gjithë Europa Jugore do të përballet gjatë kësaj jave me...
Shqipëria u përfshi në fund të qershorit nga temperatura d...
Për herë të parë, Pogradeci mirëpriti Kampionatin Ndërliqe...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të h...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, mbërriti më 21 ...
Brenda pak ditësh, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelens...
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit paralajmëroi B...
Autoritetet italiane sekuestruan pako me afër 800 kilogram...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Licencat e shoqërive të ndërtimit do të kenë afat vlefshmë...
Operatori i Blerjeve të Përqendruara hapi së fundmi një te...
Projektligji i ri “Për Bankën e Shqipërisë” parashikon që ...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe ...