LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tragjike/ Aksidentohet për vdekje i riu në punë

6 Shkurt 2019, 14:38, Aktualitet CNA
Tragjike/ Aksidentohet për vdekje i riu në punë

Një 35-vjeçarë ka humbur jetën ditën e sotme, te lagja ?Emin Matraxhiu? në qytetin e Elbasanit, teksa ishte duke punuar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur teksa i riu ishte duke punuar për hapjen e themeleve të një ndërtese.

35-vjeçari, Silurjan Begaj dyshohet se është zënë poshtë nga një sasi e madhe dheu.

Të gjithë punonjësit janë shoqëruar nga policia. Ndërkohë, po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga