LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Pakti për Universitetin”/ Qytetarët nxjerrin “zbuluar” Ramën  

6 Shkurt 2019, 08:35, Aktualitet CNA
“Pakti për Universitetin”/ Qytetarët nxjerrin

Kryeministri Rama e ka nisur ditën sot, duke publikuar në rrjetet sociale, rastin e një studenteje ekselente, e cila sipas tij i është bashkuar administratës publike falë Paktit për Universitetin.

Në video shfaqet Drijona, teksa tregon hapat e ndërmarra për të fituar pozicionin e specialistes së Drejtorisë së Përgjithshme të financimeve dhe kontraktimeve për fondet e BE-së, Bankës Botërore dhe donatorëve të tjerë në Ministrinë e Financave.

Ndërkohë, pas këtij postimi qytetarët kanë shpërthyer në kritika të forta në drejtim të kreut të qeverisë.

?Cupe e kujt ishte kjo ?? E shokut apo e ke kusheriren tende ?? Pse kjo ndryshe nga te tjerat qe dolen me nota te shkelqyera punojne ne kafe interneti ????-shkruan një qytetar.

Ndërsa një tjetër shkruan ?meqe ra fjala e paska mbaru shkollen kjo “Ekselentja”, por me sa di une Administrata Publike eshte mardhene pune e siguruar nga Ligji i Sherbimit Civil… Ne tjeret nuk filluam kurre pune pa mbaruar Masterin, pastaj duhej nje vit stazh dhe nje provim shteti pas stazhi! U lodhem duke gjet nje vend Vakant per te konkurruar me (DAP). Edhe me kete shoë ti sapo shkerrmoqe gjithe ligjet qe vet keni miratuar per Ligjin e Nenpunesit Civil. Mund te na tregoj kjo ekselentja se nga bie Departamenti i Administrates Publike, (DAP-i) juaj i famshem, dhe se ne ç’konkurim fitoj? Dhe çfare kontrate ka ? E kaloi periudhen e proves ? E ka aktin e deklarimit te Statusit te Nenpunsit Civil ? Apo te filloj iher se tjerat rregullohen rruges! Te me falin ato ekselentet e vertet qe ndoshta nuk kan mundesi te penetrojne ne Administrate nepermjet sufllaqes… Turp?.

Gjithashtu një tjetër qytetar shkruan ?E kuptova, po ti i pin gjakun punetorve. Ti ke hapur një agjenci të mbushësh xhepat plot. Atje është rroga e vogël. Një pjes e merr edhe ti .për puntorin?..ato mbushin ekranin me ty….?.

Po ashtu një tjetër shkruan ?Tashi na mbushet mendjen, tashi shpetoi Shqipria sa hyri kjo metode me ekselente, po kriminelët ne parlament qe jane verdalle, cfare kane mbaruar? Apo Master per mbjellje ashashi.?/ CNA.al

Lajmet e fundit nga