Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Ka një lëvizje të re brenda PD-së, që duket të ketë në krye Grida Dumën, e pasuar nga Ervin Salianji, por edhe personazhe të tjerë politik, të cilët kanë qenë mbështetës të paepur të kryetarit dhe morën jo pak pushtet të pameritur.
Sot, që nuk morën karriget e ëndërruara janë kritikët e tij kryesorë.
Por, le të bëjmë një retrospektivë të shkurtër dhe të lexojmë faktet. Memoria politike ka rëndësinë e saj për të treguar dhe moralin që sjell besimin dhe mbështetjen nga njerëzit.
Dyshja Salianji-Grida Duma por edhe Myslym Murizi nuk janë gjë tjetër, thjesht një treshe sharësish dhe përçarësish në PD, kjo sipas disa fakteve të padiskutueshme.
?Pse me këta surretër do shkojmë në bazë ne??, qëndrim ky i Ervin Salianjit në kryesinë e PD, kundër grupeve të punës së Lulzim Bashës.
?Të rinjtë janë ata që do fitojnë, këta të vjetrit janë koha e shkuar?, qëndrime sistematike përcarëse të Grida Dumës.
Murrizin po e sjellim vetëm njëherë në vemendje për sharjet e akuzat e tij sistematike që më shumë se politikan e kanë bërë sharës të rëndomtë, dhe aq vlen në fakt.
Të tre këta ?kritikë? apo të pakënaqur nga Luli janë përgjegjës për dy hymbjet e PD në 2015 dhe 2017, Grida në lokalet edhe si kandidate, në 2017.
Të dy kanë humbur në zonat e tyre keqazi, Salianji ka humbur edhe në komunën e tij që e ka fituar disa herë sistematikisht PD.
Pra, këta janë përgjegjës për humbjen ashtu si dhe Lulzim Basha, por nuk kanë folur kurrë përkundrazi kanë bërë avokatinë e humbjes dhe kanë marrë shpërblimin me karrige e mandate deputetësh.
Janë një grup përçarësish që sistematikisht me shumë mënyra kanë akuzuar dhe sulmuar kë kanë mundur brenda PD-së. Duma na tha, si risi të Republikës së Re edhe mungesën e Jozefina Topallit në lista, Salianji sulmonte çdo kritik të Bashës jo vetëm në daljet e tij, por edhe me individë e grupe sharësish në rrjetet sociale.
Dje Grida kërkoi publikisht që Basha të shpallë kandidatët lokalë dhe të fillojë betejën, në rast se humb të largohet, pasi këto nuk janë thjesht zgjedhje lokale, por më shumë janë politike. Duma do kishte të drejtë edhe moralisht, por si ta besosh kur ajo nuk foli në 2015 dhe nuk foli për listat në 2017.
Rasti kur është vetë në listë nuk flet edhe pse ato bëhen fshehur, dalin në mesnatë dhe shiten si mall pazari. Përkundrazi kur dikush fliste e kritikonte këta i hidheshin në fyt.
Janë nga përçarësit kryesorë dhe humbës në PD që dështimet i shpallnin suksese dhe vërsuleshin ndaj të tjerëve. Cila ishte përgjegjësia që mbajti Grida Duma për humbjen në 2015?
Vetëm në sulm dhe akuzat ndaj kritikëve të Bashës megjithëse disa prej tyre fituan bindshëm, Astrit Patozi në Vorë, Imami në Shkodër, Kulluri në Selenicë etj.
Atëherë nuk foli Grida, heshti Saliani apo Murrizi dhe vazhduan betejën në krah të Bashës duke i quajtur zgjedhje lokale pa përgjegjësi politike. Nuk folën as për katastrofën e 2017, por vrapuan të viheshin në rrjesht e të manipulonin vota e të mbushnin kutitë, hajdutë në shtëpitë e tyre.
Këta kur humbasin nuk flasin, por atëherë kur marrin shpërblim sepse po i le jashtë tepsisë tërbohen e nuk ndalen.
Këta sot kërkojnë moral, ndërkohë që dje ishin avokatët publikë të humbes të Bashës. Sot, mund të ketë të drejtë për zgjedhjet në PD, por ato nuk ishin kështu vetëm këtë herë, por që ditën që shkeli Luli i tyre. Mund të kenë të drejtë për humbjet, por nuk folën për dy humbjet turpëruese radhazi ku janë vetë përgjegjës.
Dhe kanë fituar duke bërë avokatinë e humbjes apo sulmet ndaj kritikëve me parime, që këto qëndrime të cilat sot na kanë mërzitur Salianjin dhe Gridën kanë vite që i artikulojnë, por janë sulmuar prej tyre.
Salianji, Grida e shumë të tjerë që sot flasin të inatosur me kryetarin janë ata që humbën, përçanë, sakatuan PD-në dhe e çuan në gjendjen që është sot bashkë me Lulzim Bashën e disa të tjerë ende në kryesi apo poste të rëndësishme.
Dhe kur Duma dhe Ervini kërkojnë moral e vlera, duket se flet imoraliteti dhe antivlera, kjo për këdo që ka pak memorie politike./CNA.al
Tradhëti para protestës/ Tre musketierët kundër Lulzim Bashës
I riu shqiptar Aleksandër Luca, që akuzohet për vrasjen e st...
Është zbuluar foto e të akuzuarit për vrasjen e ndodhur në Z...
Deputetja e LSI-së, Florida Kërpaçi në një deklaratë për med...
Ajo ka qenë tepër e angazhuar që nga dalja e albumit të saj ...
Për të gjithë ju që në një periudhë të caktuar të jetës keni...
Moderatorja Klea Huta ka treguar sesi ka ndryshuar lidhja e ...
Këngëtarja e njohur botërisht Demi Lovato aktualisht po kalo...
Reperi i njohur si The Game ka bërë rep duke krijuar vargje ...
Fama e saj i ka kapërcyer gjithë kufijtë duke i garantuar nj...
Suksesi i filmit Roma të regjisorit meksikan Alfonso Cuaron,...
Këtë javë në emisionin “Thumb” në Abc news, ka qenë i ftuar ...
Viola Bozo, e cila ka mbajtur postin e sekretares në njësinë...
Punonjësit e burgut të Peqinit dhe të pambrojturit dhunohen ...
Zgjedhjet e fundit në PD, që nga Kuvendi Kombëtar dhe deri n...
Aktori i njohur Fadil Hasa, ndërroi jetë verën e vitit të ka...
Eksportet e Shqipërisë drejt Kosovës kanë marrë një hov të k...
Doktoraturët plagjiaturë, duket se janë kthyer në modë. Të b...
Këshilltari i Partisë Demokratike në Bashkinë e Tiranës, Aki...
Sheshi “Skënderbej” është pushtuar nga personazhet karakter...
Angelina Jolie ka habitur fansat e saj me fotot e fundit që ...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...