LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Tradhëti para protestës/ Tre musketierët kundër Lulzim Bashës

27 Janar 2019, 10:16, Aktualitet CNA
Tradhëti para protestës/ Tre musketierët kundër Lulzim

Zgjedhjet e fundit në PD, që nga Kuvendi Kombëtar dhe deri në zgjedhjet e fundit të Kryesisë të Partisë Demokratike kanë nxjerë një grup të ri anti-Basha në PD.

Të pakënaqur, sepse nuk do kenë më poste politike si drejtues, sepse nuk mund të zgjidhnin mbështetës në Këshillin Kombëtar, nuk u zgjodhën apo nuk u kandiduan në kryesi dhe patën debate të forta me Lulzim Bashën.

Tani ata kanë dalë hapur duke shprehur rezervat dhe pakënaqësitë ndaj kryetarit.

Mbështetësit e tij më të flaktë dikur, prej disa kohësh kanë filluar të jenë akuzuesit e tij më të mëdhenj, në media janë të moderuar në konfidencë akuzues deri në ekstrem.

Treshja ka edhe të tjerë peronazhe por tashmë nuk pritet vetëm një D?Artajan, por shumë prej tyre për t?u bashkuar në një grupim faktorizimi apo fraksioni në PD, duke ushtruar presion ndaj kryetarit për të qenë në poste përfaqësuese.

E para që doli ishte Grida Duma tek Arjan Çani, e cila foli për mungesë garash në PD. Me tej ajo humbi garën për në kryesinë e PD, por u fut nga kuotat gjinore.

Dje në një dalje me Nisida Tufën nga Neës24, ajo sërish tregoi problemet në drejtimin e PD dhe tha se zgjedhjet lokale nuk janë thjesht të tilla, pra politike dhe humbja e Bashës duhet të përkthehet në largim.

Duma më tej fliste vetëm për demokratët, mbështetjen e tyre, a thua se ishte ajo kryetarja apo një rivale e mundshme përballë Bashës, nesër.

Një tjëter emër që ka qenë pranë Lulzim Bashës dhe në korridoret e familjes si dhe Grida është Ervin Salianji. Një njeri i katapultuar në detyra politike dhe humbës në gara vendimtare, doli kundër kryetarit dhe ekipit të tij.

Pas humbjes së kryesisë ai dha dorëheqjen si sekretar i grupit parlamentar dhe paralajmëroi një lëvizje në bazën e PD. Edhe ai si Grida fliste për bazën, demokratët dhe garën e munguar.

I treti është Myslim Murrizi, i cili kohët e fundit ka pasur përplasje të forta me Lulzim Bashën. Ai nuk u la të rizgjidhej kryetar i degës Lushnje dhe pati përplasje të forta.

Murrizi zhvilloi një kuvend dege me forcë, u vetzgjodh dhe i la të gjithë me gojë hapur. Së fundi ai nuk u kandidua as në kryesi dhe në një qëndrim të djeshëm në rrjetet sociale akuzonte për ish-sigurimsa në kryesinë dhe trupën e re drejtuese të PD-së.

Të tre njihen si miq të ngushtë, të tre në karierë nga Lulzim Basha, tashmë duken të mërzitur dhe keqazi në përplasje më të.

Dje ishin në korridoret e kunatit apo gruas së Lulit, sot janë përballë tyre.

Një lojë e vetë Bashës për të sfumuar kundërshtarët e tij të vërtetë, apo fraksion politik për të detyruar Bashën ti përfaqësojë.

Kjo e dyta pritet të marrë formë shpejt në rast se vërtet treshja me Gridën ne krye dhe deputetin e video- skandalit erotik do të zbresin në bazë./CNA.al

Deputeti i Bashës akuza për ish-sigurimsat e opozitës

Plas në PD/ Murrizi mbron Salianjin, sulmon Kryesinë

Myslim Murrizi kundër Bashës/ Kupola e PD-së, bijët e këlyshëve të kuq

Protesta e opozitës/ Duma kundër Bashës

Duma kundër Bashës/ Nuk ka bashkëqeverisje me Ramën

Protestat në arsim/ Duma ?dush të ftohtë? Bashës

Grida Duma për elitën e PD/ Transparente, por mungoi gara

Grida Duma del hapur kundër Lulzim Bashës

Salianji leksion Bashës/ Jep dorëheqjen

Plas në PD/ Salianji flet për intriga

 

Lajmet e fundit nga