web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Paralajmëron Basha/ Do t’i shporrim politikanët hajdutë

19 Janar 2019, 10:47, Aktualitet CNA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka paralajmëruar sot se politikanë hajdutë, gënjeshtarë dhe arrogantë, do të cohen para drejtësisë.

Në fjalën e tij në hapje të mbledhjes së Këshillit të ri kombëtar të PD-së, Lulzim Basha tha se ?Zhgënjimi i shumë shqiptarëve është sot një mundësi e madhe: sepse Shqiptarët nuk presin nga politika mrekulli por normalitet. Ata duan që Shqipëria të jetë një vend normal, ku njerëzit jetojnë të qetë dhe të sigurt.?.

Më tej, kreu i opozitës theksoi se shqiptarët duan që në Shqipëri të sundojë rendi, të sundojë ligji, të sundojë paqja. ?Të gjithë presin që të jenë të mbrojtur dhe të sigurt, të sigurt nga krimi, të mbrojtur nga burokratët dhe qeveritarët, të mbrojtur nga padrejtësitë.

Me pak fjalë shqiptarët duan normalitetin europian të jetës, shoqërisë dhe politikës, edhe pse janë shumë më të varfër.

Duan thjesht mundësi.  Nuk duan politikanë qe vijne si shpetimtare kur në fakt misioni I tyre është te kujdesen per mirqenien personale në kurriz të shqiptarëve. Por duan politikanë të përgjegjshëm që u ofrojnë mundësi e perkujdesje qytetarëve të tyre.?-u shpreh Basha.

Gjithashtu ai hodhi akuza të forta në drejtim të kryeministri Rama, ndërsa theksoi se ?Edi Rama thotë se Zvicra është e  mërzitshme, sepse atje nuk ndodh asgjë, kurse Shqipërinë interesante sepse këtu ndodhin shumë gjëra. Në fakt Shqipëria është interesante vetëm për Edi Ramën, sepse me pushtetin e  marrë me hajdutë dhe kriminelë ai është pasuruar në mënyrë marramendëse.?.

Po ashtu, kreu i PD-së deklaroi se shqiptarët ndeshen përditë me vrasjet, dhunën, grabitjen, varfërinë, sëmundjet, parpambetjen të cilat, sipas tij Kryeministrit të lluksit, kryeministrit të pasanikëve i duken interesante.

?Këtë politikanë duhet ti flakim pas. Këtë lloj politikani hajdut, gënjeshtar, arrogant duhet të dënojmë dhe ta cojme para drejtesisë.?-përfundoi fjalën e tij Lulzim Basha./CNA.al





Lajmet e fundit nga