Intervista/ Artan Hoxha, tregon kushtin që i vuri Balili
Gazetari i investigative Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “...
I shumëkërkuari Kelmend Balili, me aq sa është dukur këto ditë, është një djalë i edukuar, me pamje paqësore, me vështrim si të pafajshëm. Ai fliste me zë të ulët, me tone të shtruara, aq sa, i krahasuar me politikanët që bëjnë ligjin në Shqipëri, ai më ngjante me një gentleman të vërtetë. Përfundimi? Edhe një personazh i malavitës është një gjë më delikate sesa të zgjedhurit tanë.
Kelmend Balili ka në dosjen e tij penale, të paktën sipas avokatit të tij, veç një akuzë që lidhet me transportin e një sasie kanabisi, në të cilën nuk provohet dot që ai është i përfshirë. Asgjë tjetër veç kësaj. Dhe unë jam i shokuar prej këtij fakti. Ky na qenka Eskobari i Ballkanit?
Pse gjykata ka vendosur masën e arrestit, ndonëse provat mungojnë? Mos ndoshta nën presionin e aktorëve jashtë gjyqësorë? Janë të lirë e guximtarë gjyqtarët tanë për t?i dhënë pafajësinë e merituar një njeriu, për të cilin të gjithë mendojnë se është fajtor?
Çfarë kanë në dorë kundër tij agjencitë e Interpolit, të cilat e kanë shpallur në kërkim? Pse institucionet tona nuk i disponojnë provat e Interpolit?
Çfarë ka ditur ambasadori amerikan që gjëmonte e sokëllinte kundër Balilit? Pse gjërat që ai ka ditur nuk janë përfshirë në dosjen penale në ngarkim të Balilit?
Pse Balili është arrestuar në datën 15 janar, një datë e përcaktuar prej tij, gjë që del edhe nga intervista dhënë gazetarit Hoxha, dhe jo në datën 14, kur ai ka fjetur në shtëpinë e vet?
Ç?kuptim ka kushti kafkian apo oruell-ian që Balili i ka vënë policisë gjatë negociatave të dorëzimit për një proces të drejtë penal? Kaq i trashë është Balili sa të mos kuptojë se ky kusht nuk ka kuptim? Kaq i trashë është ai sa të mos kuptojë se një garanci e tillë nuk ka kuptim të jepet nga askush, aq më tepër nga policia, ku ai po dorëzohej pas negociatash? Pastaj, ç?janë këta policë që kanë rënë dakord me një kusht të tillë? Janë policë që mendojnë se kanë në dorë procesin e gjykimit?
Pastaj, pse Balili ka qenë i sigurt se policia do të respektonte një marrëveshje gentlemanësh me Eskobarin e Ballkanit?
Pse kanë qenë të nevojshme muaj të tërë negociatash mes policisë e Balilit, në një kohë që shqetësimet e këtij të fundit kanë qenë të bazike e minimale?
Merret vesh se Balili nuk ka qenë pjesë e negociatave. Se ç?kuptim do kishte të ishte ndryshe? Kështu që i bie se dikush ka negociuar në emër të Balilit, dikush që ka qenë në dijeni të vendndodhjes së shqiptarit më të kërkuar. Dhe ky njeri, në vend të arrestohej që fshihte vendndodhjen e njeriut më të kërkuar nga policia, u zgjodh si negociator!!!???
Mua më kërcet e gjitha kjo.
Gazetari i investigative Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “...
Partia Demokratike do të mbledhë ditën e sotme Këshillin Kom...
Monika Kryemadhi, çdo ditë e më shumë iu bën thirrje qytetar...
Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Andi Përmet...
Lulzim Basha do të mbledhë sot Këshillin e ri Kombëtar, ku a...
Partia Demokratike, do të mbledhë sot Këshillin e ri Kombëta...
Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të reagojë fort në mbësh...
Është ndarë nga jeta në moshën 87-vjeçare kompozitori i njoh...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Partia Demokratike do të mbledhë sot Këshillin e ri Kombëtar...
Grida Duma ishte e ftuar mbrëmë tek Arjan Cani në Zonë e Lir...
Moti vijon me vranësira dhe reshje shiu e dëbore gjatë parad...
DASHI 21. mars – 20. prill Gjate kësaj dite duhet te gjeni ...
Ka qenë surprizë qëndrimi i mbajtur sot publikisht nga Grida...
Ervin Salianji nuk do jete me sekretari i aksionit qytetar n...
Grida Duma, sekretarja për Marrëdhëniet më Publikun në PD, e...
Deputete e Partisë Demokratike, e ftuar në studion e “Zonë e...
Deputetja PD-së Grida Duma e cila mban edhe postin e sekreta...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit mbrëmj...
Nga studio e emisionit “Zonë e Lirë” ku ishte e ftuar, Sekre...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Kreu i agjencisë mbikëqyrëse globale bërthamore ka thënë s...
Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë goditi Qarkun Mendocino ...
Sekretari i NATO-s, gjenerali Mark Rutte, vlerësoi veprime...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...