LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Grida Duma, personazhi që duhet në krye të PD

19 Janar 2019, 07:30, Aktualitet CNA
Grida Duma, personazhi që duhet në krye të PD

Grida Duma ishte e ftuar mbrëmë tek Arjan Cani në Zonë e Lirë, dhe vërtetë Grida dje ishte e lirë , ndryshe dhe e vërtetë.

E fortë në artikulim dhe sharmante në çdo qëndrim të saj. Grida dukej tashmë një politikanë e fortë dhe me kurajo.

Nuk i trembej mendimeve të saj, kishte qëndrime të forta dhe nuk ndalej përpara asgjëje.

Grida foli hapur për kryetarët, të cilët janë kthyer në pronarë, përtej një konstatimi, Duma është një personaszh që e jeton nga afër politikës dhe e kupton mjaft mirë çfarë është kryetari pronar.

Ajo përsëriti disa herë mungesën e garës në PD, një garë të munguar për njerzit me vlera, sic tha Duma, duke theksuar se nuk ju jepet gara e duhur njerëzve që e meritojnë dhe kanë vlera.

Grida tha se nuk do ndalej për të bërë të mundur që të kishte gara dhe të vërteta. ?Partitë godasin njerzit me vlera dhe kapacitete që t?ju hapin rrugë të përzgjedhurve?, u shpreh Duma.

Më e vërtetë se kurrë, më e pjekur politikisht, Grida Duma tha se nuk do ishte më sekretare, por do kandidonte vetëm për kryesinë e PD, një garë që duket thuajse e fituar nga një personazh politik si ajo, që foli fort dhe tha të vërtetën ashtu siç di vetëm ajo./CNA.al

Grida Duma akuzon Bashën/ Është pronar i PD-së

Grida Duma del hapur kundër Lulzim Bashës

Grida Duma: Gent Cakaj pupac i Edi Ramës

Lajmet e fundit nga