LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Grida Duma del hapur kundër Lulzim Bashës

18 Janar 2019, 22:28, Aktualitet CNA
Grida Duma del hapur kundër Lulzim Bashës

Ka qenë surprizë qëndrimi i mbajtur sot publikisht nga Grida Duma, Sekretarja e Marrdhënieve me Publikun në Partinë Demokratike, prej gati 5 vitesh.

Zonja Duma, në daljen e saj në emisionin ?Zonë e Lirë? me Arian Çanin, ka qenë mjaft e qartë në qëndrimet e saj, ajo disa herë ka kritikuar kryetarët e partive pronarë, siç tha Grida shpesh në artikulimin e saj në emisionin.

Ata për Gridën, ishin problemi për vendin dhe jo për partitë. Më tej zonja Duma u ndal tek fakti se do të luftonte në PD të kishte garë dhe të gjithë të kishin garën që meritonin. Nga ana tjetër ajo theksoi se në partitë politike personat me vlera dhe kapitale goditen dhe  largohen për tu hapur rrugë të paaftëve.

Më tej zonja  Duma u ndal edhe tek një tjetër fakt, atë të shkrirjes nga Lulzim Basha të postit të Sekretarit për Marrëdhëniet me Publikun, post të cilin ajo nuk do e mbaj më. Pas Dumës, Basha ka vendosur të shkri disa sekretariate dhe mesa duket Grida nuk do të jetë më Sekretare për Marrëdhëniet me Publikun në vazhdim.

Të gjitha qëndrimet e Gridës në lidhje me kryetarët që lidhen si pronarë me partitë. Me largimin e të aftëve dhe njerëzve të zotë të cilët largohen duke u lënë vend të lirë për të mos garuar me të paaftët që janë të zgjedhurit e kryetarëve.

Fakti se nuk ka garë dhe nuk lejohet të garohet, më tej fakti se PD duhet të ishte sjellë ndryshe dhe duhet të kishte qenë më afër studentëve janë të patën katër apo pesë qendrime të cilët përsëriteshin në emision shpesh nga Grida Duma , që sot ishte e drejtpërdrejtë dhe kritikë e fortë ndaj qëndrimeve të kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe sjelljes së tij politike.

Gjithçka lidhet me zgjedhjet në PD, ku në fakt sot Lulzim Basha ka lexuar emrat dhe duket që i gjithë sekretariati që ai do është i paravendosur sepse do të rivalizojnë me emra që do t?i mundin lehtësisht. Këtë Grida e përmendi shpesh po pa theksuar sekretariatet, ajo tha se mungon gara ashtu siç tha se kryetarët sillen si pronarë duke mos lejuar garën  apo qasja që PD-ja do të kishte ndaj studentëve. Një qëndrim krejt ndryshe dhe një zgjidhje tjetër politike e Grida Dumës e cila është parë një si nga mbështetësit e Lulzim Bashë, por mesa duket paska një thyerje të saj të fortë me të dhe jo një qefmbetje, por një përplasje të vërtetë  për shkak të faktit se Grida Duma nuk është lejuar të garojë dhe e ka kuptuar sot kush është Lulzim Basha, cila është sjellja dhe kush është aksioni i tij politik pa folur më tej për vlerat që përfaqëson çdokush dhe si vlerësohet ai nënkryetari i Partisë Demokratike./CNA.al

Lajmet e fundit nga