Kryemadhi del hapur kundër Bashës: Është i paaftë, nuk e rrëzon dot Ramën
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Kryemnistri Edi Rama është i qartë në betejën e tij me median dhe fjalën e lirë.
Pasi ka vënë nën thundër televizionet kombëtare dhe një pjesë të gazetave kryesore në vend, në pamundësi për të censuruar portalet ka filluar luftën e tij me gjoba dhe taksa.
Pas nismës ligjore ku një portal, për një lajm dënohet me 10 milionë lekë sipas projektit të kryeministrit, pra 3-fishin e masës së një televizioni kombëtar, në heshtje Rama nëpërmjet Ministrisë së Financave, ka marrë një tjetër vendim.
Pas një investigimi dhe informacioneve të mbledhura nga CNA.al (City News Albania) në ndryshimet ligjore të paketës fiskale, kreu i qeverisë ka vendosur TVSH 20% për reklamat e portaleve, ndërsa televizionet (media audio vizive) vetëm 6%.
Edi Rama për klientelën e tij mediatike ka vendosur një taksë të ulët, ndërsa për ata që i quan armiq e kundërshtarë, por që në fakt janë e vetmja fjalë e lirë në Shqipëri, Rama ka vendosur TVSH 20%.
Një sulm i qëllimshëm ndaj mediave online nga kryeministri, i cili ligjet për gjoba dhjetëra milionëshe dhe TVSH 20%, i quan reforma e rregullime ligjore. Por në fakt dardha e ka bishtin mbrapa. Një televizion kombëtar dënohet me 4 milionë lekë, ndërsa një portal 10 milion lekë thotë kryeministri ynë, një televizion kombëtar paguan 6% TVSH për reklamat, një portal 20%.
CNA.al kontaktoi me zyrtarë të kryeministrisë, të cilët i mohojnë ndryshimet në paketën fiskale, por zyrtarët e Ministrisë së Financave e pranojnë se në ndryshimet ligjore është hequr fjala media elektronike duke venë TVSH 6% për mediat audiovizive, ndërsa ato elektronike kalojnë automatikisht me 20%.
Në datën 28/12/2018 është botuar fletroja zyrtare Nr. 187, ku ndër të tjera është publikuar ligji Nr 96/2018 ” Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 92/2014, ?Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë?, të ndryshuar.
Konkretisht, preket Neni 53, Përjashtime për disa veprimtari të tjera, pika J. furnizimi i shërbimeve të shtypshkronjave për gazetat, furnizimi i gazetave, i revistave dhe i librave të çdo lloji, si dhe furnizimi i shërbimit të reklamave nga media e shkruar dhe nga media elektronike;
Në ligjin 96/2018 ne Nenin 3 Thuhet: Në nenin 53, ?Përjashtime për disa veprimtari të tjera?, në shkronjën ?j? fjalët ?dhe i librave?, ?dhe nga media elektronike? hiqen.
Kjo do të thotë se mediat elektronike kalojnë automatikisht në fashen 20 % TVSH, ajo që është standarte, thanë zyrtarë të Ministrisë së Financave për CNA.al.
Gjithashtu është bërë një ndryshim për Median Audio-Vizive, ku në po të njëjtin ligj 96/2018 në Nenin 1, Në nenin 49, ?Shkallët e reduktuara?, pas pikës 5 shtohen pikat 6, 7 dhe 8 me këtë përmbajtje: ?6. Shkalla e reduktuar e tatimit mbi vlerën e shtuar, e cila aplikohet për furnizimin e shërbimit të reklamave nga media audiovizive, është 6 për qind.
Edhe gjatë fushatës së trajnimeve për informin që realizon DPT në zyrat e Sherbimit të Tatimpaguesit, konkretisht ajo që u mbajt me datë: 15/01/2019, me rastin e ndryshimeve të shumta ligjore dhe kohës së shkurtër, kur ato u futën në fuqi, nga ana e lektorëve në diskutimet që janë bërë është pranuar se tashmë Media Elektrinike është në fashen standarde të TVSH-së 20% dhe ajo Audio-Vizive 6%.
TVSH 20 % nga kryeministri Rama, vjen menjëherë pas iniciativave të tij ligjore për gjobat dhe mbylljen e portaleve, si dhe vendosjen e një këshilli censure pranë Autoritetit të Mediave Audio Vizive./ CNA.al
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemad...
Këto janë disa prej titujve kryesorë të shtypit të shkruar p...
Rreth orës 21:25, në lagjen nr 10 në Korçë, është vrarë dysh...
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Korçës mbrëmjen e djeshme, ...
Masat ajrore të paqëndrueshme kanë ndikuar në vendin tonë mo...
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka komentuar ...
DASHI 21. mars – 20. prill Gjate kësaj dite te dashuruarit ...
Presidenti, Ilir Meta nga studio e emisionit “Të Paekspozuar...
Ndër lajmet e fundit të publikuara,lidhur me arrestimin e Kl...
Kryetarja e LSI-së e qenë prezent në studion e emisionit “Op...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në qytetin...
Mosdekretimi i Gent Cakajt në postinn e ministrit të Jashtëm...
Avokat politikani Spartak Ngjela nga tryeza e emisionit “Rea...
Nga studio e emisionit “Të Paekspozuarit” në News 24 ku isht...
Viti nisi më mbarë se kurrë për dy fituesit e 2 super aparta...
Presidenti i Republikës i qenë prezent në studion e emisioni...
Ben Blushi, drejtori ekzekutiv i Top Chanel vijoi sulmin për...
Ish kryeministri, Sali Berisha në një postim në rrjete socia...
Nga Zamira Çavo-Nisur nga deklaratat e fundit të krerëve të ...
Vetëdorëzimi i Klement Balilit ka qenë lajmi më i bujshëm i ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...