web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Censusi i shpendëve/ Klosi: Nisin punimet në 26 zona të mbrojtura

11 Janar 2019, 14:10, Aktualitet CNA

Ka nisur puna për censusin e shpendëve të ujit në 26 zona të mbrojtura, por jo vetëm, nga veriu në jug, për vitin 2019.

Të dhënat e vitit 2018 treguan se numri i shpendëve të ujit në vendin tonë është rritur ndjeshëm!

Kjo edhe si pasojë e vendimeve të rëndësishme të ndërmarra nga qeveria në mbrojtje të mjedisit, siç është moratoriumi i gjuetisë.

?Ndryshimi shumë i madh i specieve të ndryshme që vendi ynë, dëshmon se moratoriumi i gjuetisë ka qenë një vendimmarrje e drejtë, por po ashtu dëshmon sesa më shumë ne mund të bëjmë me disa veprime administrative, por më shumë pjesëmarrje të mendimit intelektual për të rritur dashurinë për natyrën dhe për ta transformuar natyrën në një burim fuqie , kënaqësie, ekonomie, por edhe një potencial të vërtetë turistik për vendin tonë. I kemi kërkuar ministrisë së Brendshme dhe organeve ligjzbatuese të forcojnë kontrollet dhe masat represive karshi atyre, që nuk zbatojnë moratoriumin?-tha Klosi, nga Liqeni Artificial i Tiranës, një sajt i ri që i shtohet monitorimit dhe numërimit të shpendëve për këtë vit.

Për ministrin e Turizmit dhe të Mjedisit, viti 2019 ka ardhur me detyra të qarta dhe me më shumë buxhet, veçanërisht për zonat e mbrojtura nga pikëpamja turistike.

?Kjo do të jetë një nga politikat që ministria e Turizmit dhe Mjedisit gjatë vitit të ri dhe ne kemi vënë një sasi të konsiderueshme buxhetore, për ti transformuar zonat e mbrojtura, si pasuri turistike, si zona që duan shumë vizitorë për t?i shndërruar në një potencial të vërtetë ekonomik. Detyra jonë është që të ruajmë ekuilibrin ndërmjet zhvilimit të qëndrueshëm të turizmit dhe mbrojtjes së vazhdueshme të pasurisë natyrore?- u shpreh ministri.

Censusi i zogjve do të realizohet në datat 11, 12 dhe 13 janar, për tu finalizuar me një pasqyrë të situatës së shpendëve të ujit në vendin tonë, brenda muajit shkurt. Këtë vit, risi është shtimi i 6 sajteve të reja, të cilat gjithashtu do ti nënshtrohen procesit të monitorimit dhe numërimit të shpendëve.

Fjala e ministrit Blendi Klosi

Kjo bisedë që po zhvillojmë sot në fakt është interesante në shumë aspekte, e para sepse po zhvillohet në një zonë komplet të ristrukturuar dhe rekreative dhe liqeni i Tiranës është bërë një nga ato momentet ku kuptohet sesa shumë nevojë qytetarët kanë për mjedisin dhe sa shumë nevojë qytetarët kanë që të gjejnë gjëra të bukura.

Thënë kështu mbase për njerëzit dhe për skeptikët thuhet që përse flasin për zogjtë kur ka halle të tjera, por duke parë që sa është shtuar numri i zogjve dhe qetësia që zogjtë kanë, por edhe ndryshimi shumë i madh i specieve të ndryshme që vendi ynë, dëshmon se moratoriumi i gjuetisë ka qenë një vendimmarrje e drejtë, por po ashtu dëshmon sesa më shumë ne mund të bëjmë me disa veprime administrative, por më shumë pjesëmarrje të mendimit intelektual për të rritur dashurinë për natyrën dhe për ta transformuar natyrën në një burim fuqie , kënaqësie, ekonomie, por edhe një potencial të vërtetë turistik për vendin tonë.

Kjo do të jetë një nga politikat që ministria e Turizmit dhe Mjedisit gjatë vitit të ri dhe ne kemi vënë një sasi të konsiderueshme buxhetore, për të transformuar zonat e mbrojtura. Dhe viti 2019 do të jetë për ministrinë që unë kam nderin të drejtoj një vit, i cili do të përpiqet shumë që zonat e mbrojtura t?i paraqesë si pasuri natyrore, si pasuri turistike, si zona që duan shumë vizitorë për t?i shndërruar në një potencial të vërtetë ekonomik. Detyra jonë është që të ruajmë ekuilibrin ndërmjet zhvilimit të qëndrueshëm të turizmit dhe mbrojtjes së vazhdueshme të pasurisë natyrore.

I kemi kërkuar ministrisë së Brendshme dhe organeve ligjzbatuese të forcojnë kontrollet dhe masat represive karshi atyre, që nuk zbatojnë moratoriumin sepse mendoj që është koha që ne ti lejojmë speciet që të shumohen, zogjtë të jenë të qetë sic janë këta zogj sot në liqen, që janë shumëfishuar dhe që të ketë mundësi që natyra të riprodhojë veten. Pastaj, mbase nje gjeneratë tjetër do të kuptojë që moratoriumi ka qenë I vlefshëm për të vendosur disa rregulla për gjuetinë që të kontrollohet.





Lajmet e fundit nga