Pas ndeshjes, protestuesit zhvendosen te selia e PD-së: Opozitë e shitur
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Pas ndeshjes, protestuesit janë zhvendosur para selisë së ...
Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një deklaratë për mediat thas se kryeministri Edi Rama po tenton të shkatërrojë të gjitha institucionet në vend.
?Janë përballë një të sëmuri, krimineli, i cili mbasi shkatërroi institucionet, policinë, gjykatat dhe prokurorinë që i kishte palë në krimin e tij. Fshehu drejtorët e kriminalizuar të cilët janë me pushime.
Duhet të kuptohet se po ai njeri tenton të shkatërrojë edhe arsimin. Ai ka vetëm një qëllim, shkatërrimin e të gjitha instituicioneve të vendit tonë.?-tha ajo.
Më tej, Kryemadhi deklaroi se Rama është në një gjendje shumë të rëndë nga përdorimi i subusdtancave narkotike, ndaj sipas saj ai duhet të shërohet.
?Duhet të kuptohet se ai është në një situatë shumë të rëndë psiqike, e them këtë si doktoreshë po në qoftë se nuk më beson mund të pyesë pedagogët e shkencave, të cilët i ka palë në krimin e tij.?-u shpreh kryetarja e LSI-së.
Ajo u bëri thirrje pedagogëve dhe mjekëve që të marrin në dorë fatin e tyre.
?U bëj thirrje pedagogëve të Shkencave të Natyrës dhe atyre mjekë që janë palë në PS të marrin fatet në dorë sepse nuk është vetëm fati i Shqipërisë por i të gjithë atyre.?-vijon Kryemadhi.
Kryetarja e LSI-së më tej, i bëri thirrje doktorit të kreut të shtetit që ta fusa Ramën në një qendër rehabilitimi për të droguar
?I bëj thirrje doktorit personal që ta ndalojnë Ramën në rrugën e tij të përdorimit të subsdtancave, që ta largojnë nga ky drejtim dhe ta fusin në një qendër rehabilitim sepse me azmën dhe mushkëritë nuk e ka të gjatë.?-deklaroi ajo.
Monika Kryemadhi, nu fund tha se të rinjtë do e rrëzojnë Ramën nga pushtet, pasi po se bënë nesër do të rrihen të tjerë studnetë.
?Po nuk u tërhoq ai do ta tërheqin ata të rinj, djem dhe vajza që protestojnë. Sepse sot janë rrahur ata studentë nesër do të rrihen fëmijë të tjerë.?- mbylli deklaratën për mediat Monika Kryemadhi.
Deklarata e plotë:
Sot nga selia e LSI-së, jam e detyruar që t?i bëj një thirrje Prokurorisë së Përgjithshme për ndalimin e menjëhershëm të ritenderimit të projektit famëkeq dhe vjedhës të Edi Ramës për Unazën e Re. Klientët e Don Agaçit me urdhër të Edi Ramës, po kërkojnë që paratë të cilat u zbuluan nga institucionet ndërkombëtare dhe u denoncuan në emisionin ?Të Paekspozuarit? të gazetarit Ylli Rakipi, kërkon që ta ritenderojë edhe një herë nëpër rrugë të ndryshme të inkriminuara për t?jua dhënë kompanive të tjera, të cilat janë të implikuara në afera korruptive dhe dhënie koncesionare të Edi Ramës, në kundërshtim me ligjin e Shqipërisë.
Ndërkohë i bëj thirrje Prokurorisë, i bëj thirrje Prokurores së Përgjithshme Arta Marku, Prokurores së Tiranës, të cilët kanë mbi tryezat e tyre dosjen e ?Unazës së Re?, ku jo vetëm është një vepër korruptive, falsifikuese dhe denigruese e shtetit shqiptar, se si institucionet shqiptare falsifikojnë në mënyrë permanente jo vetëm dokumentet e institucioneve shqiptare, por falsifikojnë edhe në mënyrë permanente dhe dokumente dhe shkresa të nxjerra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Prokuroria duhet të bëjë me dije se ku ecën me këtë projekt famëkeqe prej 40 milion eurosh të vjedhura nga xhepat e shqiptarëve dhe të futura në xhepin e Edi Ramës nëpërmjet kompanive offshore fantazëm, të cilat tregojnë edhe njëherë vendosmërinë e Edi Ramës për të vjedhur këto para dhe për ti kaluar edhe njëherë këto para në xhepin e tij, nëpërmjet kompanive të tjera të ndërtimit të rrugëve.
I bëj thirrje të gjitha kompanive, apo edhe të gjithë atyre individëve që përfshihen në këtë korrupsion galopant, të kenë kujdes të mos cenojnë të ardhmen e bizneseve të tyre, të familjeve të tyre, të fëmijëve të tyre, duke shkatërruar historikun e kompanive të tyre dhe duke u përfshirë në një krim, qoftë ky ekonomik, por edhe në një krim, i cili nuk do të ndalet më për të shpaguar veprën e tyre penale.
?Unaza e Re? është një nga mijëra afera korruptive të Edi Ramës, ku 40 milion euro të cilat kërkon ti ?riinvestojë?, për t?i vjedhur për të ashtuquajturën projekt, janë para që shumë mirë Edi Rama mund ti çonte për studentët shqiptarë, të cilët sot dhunohen në mënyrën më të turpshme nga policë rrugaçë, nga policë kriminelë, nga policë që e kanë marrë certifikatën e DSIK-së, që është kthyer në një dyqan gjobash dhe në një institucion falsifikues të certifikatave të sigurisë, për të goditur fëmijët e shqiptarëve. Këta policë harrojnë që nesër do të kenë fëmijët e tyre dhe një polic tjetër do t?ju rrahë fëmijët. Këta policë harrojnë që paguhen më paratë e qytetarëve shqiptarë ose sjellja e tyre e turpshme në fakultetin Juridik apo edhe në fakultetin Ekonomik, nuk tregon gjë tjetër vetëm se këta policë paguhen me paratë e drogës.
I bëj thirrje Ministrit të Brendshëm si dhe si praktikant i Kishës Katolike që beson në Zot të mos lejojë policët të vendosin dorë mbi fëmijët e shqiptarëve, të besojë vërtetë në Zot, ashtu siç kërkojmë falje në kishë për mëkatet tona që bëjmë me fjalë, me vepra dhe me mendime, por edhe më lëshime, lëshime z. Lleshi janë që të mos veprosh ndaj këtyre kriminelëve që godasin fëmijët e shqiptarëve.
I bëj thirrje rektoratit dhe dekanateve që të kenë kujdes me sjelljen e tyre, sepse sot ata mund të jenë bashkëpunëtorë të Edi Ramës, por nesër ato do të jenë viktimat e para të thertores së Edi Ramës. Edhe ai pedagog që sot është në prag pensioni, që mendon se duke bërë një marrëveshje me Edi Ramën apo me stafin hartues të Kryeministrisë të VKM-së famëkeqe, ku kthen inkuizicionin dhe thertoren ndaj integritetit të Universitetit shqiptar, duhet të jenë shumë të kujdesshëm sepse ata do të jenë viktimat e para. Dhe jo vetëm që do të humbasin historikun e tyre akademik në universitetet shqiptare, por do të humbasin dhe pensionin e famshëm, të cilët nga një pension profesori do të përfundojnë në një pension social, në mos edhe me përballjen penale.
I bëj thirrje të gjithë atyre pedagogëve me integritet dhe dinjitet, ashtu siç i kanë përkrahur dhe vazhdojnë ti përkrahin studentët. Është detyra e tyre dhe është misioni i tyre, për të përkrahur studentët jo vetëm në protestat e tyre, por t?i përkrahin ata, ti ndihmojnë ata, për të qenë studentë të ditur, për të qenë studentë që meritojnë që të ketë Shqipëria një rini me të ardhme të ndritur dhe me të ardhme të sigurt.
Pedagogët shqiptar sot më shumë se kurrë janë përballë një të sëmuri, janë përballë një krimineli i cili, mbasi shkatërroi institucionet shqiptare, mbasi shkatërroi Policinë e Shtetit, mbasi shkatërroi gjykatat dhe prokuroritë, të cilat i kishte palë në krimin e tij për të fshehur të gjithë drejtorët e policisë që kanabizuan Shqipërinë dhe që sot asnjëri nuk është në bankën e të akuzuarve, por verojnë në vendet ekzotike të botës, edhe pse janë në kërkim nga Interpoli në bashkëpunim me qeverinë e Edi Ramës dhe segmentet kriminale të tij, duhet të kuptojnë që shumë shpejt do të shkatërrojë dhe Universitetin shqiptar.
Ai ka vetëm një qëllim, qëllimi i tij është që çdo segment i institucioneve shqiptare, të shkatërrohet dhe të kthehet në funksion të grupeve kriminale dhe qarqeve antishqiptare, për sa i përket përdoruesit të certifikuar të alkaloidëve natyrore
Përsa i përket përdoruesit të certifikuar të alkooloideve natyrore, hipnotike dhe haluçinante të cilat tani po kalon nga faza organike në fazën e substancave sintetike duhet të kuptojmë që është në një situatë shumë të rëndë psikike dhe klinike. E them këtë si doktoreshë, por nëse nuk më beson mua si doktoreshë mund të pyesi pedagogët e Fakultetit të Shkencave në Natyrës, që i ka anëtarë të Partisë Socialiste, i ka edhe pjesëtarë të Grupit Parlamentar, që alkooloidet organike kanë të njëjtën formulë si alkooloidet sintetike, por me një ndryshim shumë të vogël, të cilat nuk duken në pamjen e tyre të jashtme dhe në formulat e tyre kimike, por është me të dhënat e tyre në bazë të izotopeve. Izotopet e alkooloideve që janë drogërat, të alkooloideve organike kanë efekt në trupin e njeriut nga 5 minuta deri në 90 minuta, ndërsa izotopet e alkooloideve sintetike ose të drogërave sintetike kanë efekt të përjetshëm, të cilat nguliten mirë në trurin e njeriut dhe nuk ikin më. Kryeministri ynë është nën drejtimin dhe efektin tashmë për të gjithë jetën e tij ndaj këtyre izotopeve. Prandaj u bëj thirrje të gjithë mjekëve që janë anëtarë të Partisë Socialiste, pedagogëve të Fakultetit të Shkencave të Natyrës që janë anëtarë të Partisë Socialiste dhe atyre deputetëve që janë mjek dhe pedagogë në Grupin Parlamentar të Partisë Socialiste të marrin fatet në dorë, sepse jo vetëm fatet e Shqipërisë, por edhe fatet e tyre dhe të familjarëve të tyre janë në dorën e një të sëmuri psikik dhe klinik. Sot përfundimisht ne kemi përballë një njeri, që përveçse është peng i krimit të organizuar, është peng i substancave sintetike që tashmë nuk kanë më kthim mbrapa për të. I bëj thirrje doktorit personal dhe doktoreshës personale të z.Rama, zonjës Mira Rakaçolli dhe doktor Perlatit që ta ndalojnë Edi Ramën në rrugën e tij të përdorimit të substancave, ta fusin në një qendër detoksifikimi, në mënyrë të tillë që të shpëtojë ato pak vite që i kanë ngelur, ose në të kundërt ai e di shumë mirë që me sëmundjen e tij që ka, të azmës dhe të mushkërisë, përdorimi i këtyre substancave narkotike-sintetike do të shkatërrojë çdo ind dhe çdo nerv të mushkërive të tij dhe nuk më kthim mbrapa. Duke pasur parasysh që ky njeri i çmendur që tashmë ka marrë peng të ardhmen e Shqipërisë, duhet të kuptojë njëherë e mirë që duhet të tërhiqet. Nëse nuk tërhiqet ai, do ta tërheqin studentët shqiptarë, do ta tërheqin ato djem dhe ato vajza që segmentet e tij kriminale të policisë së shtetit i rrahën dhe i goditën. Sot, më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për solidaritet kombëtar, por edhe prindëror sepse sot janë rrahur ata studentë, nesër do të rrihen fëmijët e tjerë. Faleminderit./CNA.al
Gjatë takimit të zhvilluar me shoqatat mediatike, kreu i Par...
Janë zbardhur detaje të reja nga vjedhja e armëve në bazën u...
Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) njofton se mbyllja e ...
Përplasjet mes kryeministrit Rama dhe presidentit Meta, pasi...
Janë vjedhur disa armë në bazën ushtarake të Pashalimanit në...
Deputetja e LSI-së Floida Kërpaçi ka lëshuar kundrejt kryem...
Situata midis studentëve dhe policisë te Fakulteti i Ekonomi...
Policia në Pogradec ka bërë të mundur ndalimin e dy personav...
Janari i 2019 ka hyrë i ftohtë, ashtu siç ka gjetur të acar...
Analisti dhe pedagogu i njohur Agron Gjekmarkaj ishte i pran...
Elizabeta Imeraj, që prej muajit gusht po udhëheq Prokurori...
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shfaq tepër ...
Debati për mosdekretimin e Gent Cakaj ka përfshirë të gjithë...
Gjatë një takimi që Partia Demokratike ka zhvilluar me shoqa...
Reshjet e dendura të dëborës të rëna gjatë ditëve të fundit ...
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka shpallur fitues...
Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion”, kryetari i Partis...
Juristja dhe drejtuesja e rubrikës “Shihemi në gjyq” në TV “...
Forcat e ushtrisë janë nisur drejt fshatit Tërshenë të Kukës...
Me datë 15 dhjetor 2018, Partia Demokratike zhvilloi mbledhj...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 4 në q...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Sezoni i vjeljes së qershisë pritet të nisë në fshatin Dvo...
Sistemi arsimor në Shqipëri po përballet me një realitet s...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Deputeti i PD-së Igli Cara ka depozituar në Kuvend pro...