web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kompanisë “Gega Oil” i shemben dy karburante/ Humb jetën një person

10 Janar 2019, 19:23, Aktualitet CNA

Dy karburante të të njëjtës kompani kanë pësuar shembje të çatisë duke sjellë madje edhe viktima. Bëhet fjalë për kompaninë ?Gega Oil? dhe dy pika tregtuese të karburantit në pronsinë e saj të ndodhura në qytetin e Shkodrës. Më i fundit ka ndodhur në pikën e karburantit që gjendet në në vendin e quajtur ?Kryqëzimi i fermentimit?, ku si pasojë e peshës së dëborës së dendur që ka mbuluar sot qytetin e Shkodrës, çatia ka rënë dhe ka humbur jetën 53 vjeçari Tonin Loci.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Shkodrës në deklaratën e të cilës thuhet:

?Informacion Paraprak
Me date 10.01.2019, ora 17:10, është shembur një karburant në hyrje të Shkodres e për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme, shtetasi T. L. 53 vjeç.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e MNZ. Shërbimet e Policisë po punojnë për nxjerrjen e trupit të viktimës dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Gjithashtu në vendin e quajtur “Kryqëzimi i fermentimit” është shembur një tjetër karburant i po të njëjës kompani. Fatmirësisht nuk ka të lënduar.
Policia po kryen veprimet per sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të kësaj ngjarjeje.?/CNA.al

 

 





Lajmet e fundit nga