web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Precendeti “Lleshaj”/ Zbardhet skenari i Ramës për emërimin e Cakajt

10 Janar 2019, 15:30, Aktualitet CNA

Pas vendimit të Presidentit Ilir Meta për të mos dekretuar Gent Cakajn si Ministër të Punëve të Jashtme, janë ngritur dyshime se mund të zbatohet skenari ?Lleshaj?. Kreu i Qeverisë, Edi Rama pritet të përdorë të njëjtin skenar, që përdori me Sandër Lleshajn ku e emëroi atë si zëvendësministër të parë të Punëve të Brendshme pas mos dekretimit nga Presidenti Ilir Meta.

CNA.al kujton vendimin e kryeministrit Edi Rama dy muaj më parë, ku pas kthimit të dekretit nga Presidenti, ai e emëroi Sandër Lleshajn si zv. Ministër të parë të Punëve të Brendshme, por me kompetencat e ministrit në vendin e lënë bosh nga dorëheqja e Fatmir Xhafajt. Mirëpo, ky rast duke se është shndërruar tashmë në precedent.

Sipas burimeve të CNA.al se Kryeministri i ka kërkuar ministrit aktual Ditmir Bushati të paraqesë dorëheqjen e tij nga posti i ministrit të Jashtëm, në mënyrë që të emërojë Gent Cakjan si zëvendës ministër me kompetencat e ministrit deri në një vendim të presidentit Ilir Meta./CNA.al





Lajmet e fundit nga