web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama injoron ministrin e Jashtëm/ Flet për Bushatin si i larguar nga posti

10 Janar 2019, 17:51, Aktualitet CNA

Kryeministri Edi Rama, gjatë takimit me diplomatët dhe ambasadorët e huaj në Kryeministri, ka folur për ministrin ende në detyrë të Punëve të Jashtme, Ditmir Bushatin në si të shkarkuar nga posti.

Ndërkohë që heqja e tij nuk është dekretuar ende nga presidenti Ilir Meta, ajo që ra në sy gjatë fjalës së Ramës ishte trajtimi i Bushatit si një ish-ministër i larguar nga funksioni i drejtimit të Ministris së Europës dhe Punëve të Jashtme.

?Bushati ka luajtur një rol të veçantë në këtë proces dhe në shumë të tjerë dhe para jush dua ta falenderoj për punën tij. Ai do vijojë të jetë një vlerë e shtuar e qeverisë.?-u shpreh kreu i qeverisë./CNA.al





Lajmet e fundit nga