web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Sfida e kursimit të parave me nga një mijë lekë në ditë, si të mblidhni 700 mijë lekë brenda vitit

29 Dhjetor 2018, 10:08, Lifestyle CNA

Janari është shpesh një muaj i vështirë për të kursyer para dhe  shumë familje mundohen dëshpërimisht që të kompensojnë shpenzimet e festave të fundvitit.

Por në vend që të bëni premtime të mëdha që janë të vështira për t?u mbajtur, site-i i prindërve ?Play Pennies? ka sfiduar lexuesit që të heqin, mënjanë vetëm 1 paund çdo ditë ose 1 mijë lekë të vjetra për në Shqipëri meqë studimi është kryer në Britani.

Ky trik i thjeshtë do t?u ndihmojë që deri Krishtlindjen tjetër të kurseni deri në 700 mijë lekë pa ndikuar aspak në shpenzimet tuaja të përditshme.

Skema e këtij kursimi funksionon duke hedhur në arkën e kursimit 1 mijë lekë të vjetra dhe duke i shtuar kësaj vlere çdo tre ditë nga 1 mijë lekë (gjithnjë të vjetra). Kjo do të thotë që ditën e tretë të kursimit do shtosh në arkë 3 mijë lekë, ndërsa ditën e katër 1 mijë, të pestën 2 mijë dhe të gjashtën prapë 3 mijë e kështu me radhë.

Kjo skemë do t?u ndihmojë që të kurseni rreth 700 mijë lekë brenda një viti, mjafton t?ia vini synim vetes.





Lajmet e fundit nga