web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Çfarë fshihet pas vizitës së aktores së famshme në Shqipëri

28 Dhjetor 2018, 10:31, Lifestyle CNA

Fjala ?fshihet? të krijon idenë e një misteri të errët, të papritur. Në këtë rast, është krejt e kundërta. Pas vizitës së aktores Shay Mitchell në Shqipëri fshihet diçka e këndshme.

Agnesa Hadërgjonaj, e përzgjedhur si një prej personave që patën një kulminacion në karrierë gjatë 2018-s në ?Opinion?, zbuloi se Shay do të vizitojë Shqipërinë në fund të majit që vjen. Shay është shoqe e të motrës, Anxhelinës dhe gjithçka po e bën si nder (për sa kohë i paguhen shpenzimet asaj dhe stafit të saj).

Në këmbim, Shay do të xhirojë një vlog udhëtimi. Prej katër vitesh, Shay përditëson rregullisht kanalin e saj në YouTube, ku një prej serive më popullore është Shaycation. Shaycation, një lojë mbi ?vacation? (pushime), konsiston në vlogje udhëtimi në vende të ndryshme të botës, montuar me një stil distinktiv lozonjar. Pritet që Shay të realizojë një video të këtillë në Shqipëri vitin që vjen.

Këto vlogje udhëtimi marrin nga gjysmë milioni e deri në disa miliona shikime. Ky në Greqi, verën e vjetshme, është parë mbi 3 milion herë dhe më bëri të jap dorëheqjen e të zhdukem pa lënë gjurmë.

Me 21 milion ndjekës në Instagram dhe 3.4 milion në YouTube, Shay do ta promovojë Shqipërinë siç duhet.

Shay Mitchell, aktore prej më shumë se dhjetë vitesh, ra në sy dhe fitoi famë ndërkombëtare si pjesë e serialit ?Pretty Little Liars? ku luante rolin e Emily Fields.





Lajmet e fundit nga