web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

”Më hoqën nga puna vetëm me një mesazh”, Graciano Tagani largohet nga trupa e Albi Nakos

27 Dhjetor 2018, 10:10, Lifestyle CNA

Graciano Tagani është një prej balerinëve profesionistë shqiptarë më të njohur. Ai u shkëput një periudhë nga trupa e baletit të Albi Nakos për të marrë pjesë në ?Dancing With The Stars?, e për t?u rikthyer përsëri në Tv Klan.

Balerini do të jetë i ftuari i javës në banakun e emisionit ?Thumb? të Fatmës dhe Aulonës, ku ka treguar se nuk është më pjesë e trupës së baletit të Albi Nakos. Pa komplekse, ai ka treguar ekskluzivisht dhe me detaje mënyrën se si është komunikuar largimi i tij, të cilin nuk e priste kurrësesi në atë mënyrë.

?Nuk jam më, tashmë prej tre javësh. Një njeri i madh si Albi mund të pushojë nga puna vetëm nga WhatsApp-i me një mesazh. Unë Albin nuk e kam pasur vetëm koreograf, e kam pasur mik dhe minimalisht nga një mik e pret që të të japë një sqarim të paktën.?

Graciano nuk e ka lënë me kaq, por detaje të tjera do t?i zbuloni në ?Thumb?.





Lajmet e fundit nga