web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Studimi: Gratë preferojnë më shumë shoqet e tyre të ngushta se sa burrat

28 Dhjetor 2018, 09:43, Lifestyle CNA

Thuhet se dita e dasmës është një nga ditët më të lumtura të një personi pasi më në fund ka gjetur gjysmën tjetër.

Megjithatë, një studim i kryer nga Champneys Health Spa sugjeron që më shumë se 50 për qind e grave të martuara preferojnë të kalojnë kohë me shoqet e tyre në vend që të rrinë me bashkëshortët.

Rreth 1.517 gra nga Mbretëria e Bashkuar u përfshinë në këtë studim dhe, pasi dolën përfundimet, ato u pyetën se pse preferonin më shumë të shpenzonin kohë më shoqet se sa me burrat e tyre.

Mes arsyeve të shumta ato theksonin faktin që shoqet i kuptojnë më shumë për disa gjëra në krahasim me shokun e tyre të jetës.

Lista e plotë të arsyeve se pse gratë preferojnë më shumë të rrinë me shoqet se sa me burrat mund ta lexohet më poshtë.

Mund të flasim për çdo gjë (57%)

Ajo më dëgjon më shumë (45%)

Asaj mund t?i them gjëra që nuk mund t?ia them parterit (44%)

Na pëlqejnë të njëjtat gjëra (41%)

Qeshim me lot (39%)

Me ?të mund të jem vetvetja (29%)

Njihemi prej më shumë kohësh (29%)

Ajo më jep këshilla më të mira (28%)

Ajo është më pak acaruese (26%)

Kemi më shumë gjëra të përbashkëta (25%)

Ajo ka sens më të mirë humori (19%)

Bëjmë çmenduria kur jemi bashkë(18%)





Lajmet e fundit nga