web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Deputeti i PD-së “përgëzon” Sandër Lleshin/ Bravo, po vazhdoni t’i jepni krah trafikantëve

1 Dhjetor 2018, 16:41, Aktualitet CNA

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me kapjen e 1.5 tonëve lëndë narkotike ditën e sotme në bregdetin e Italsë.

Duke ironizuar ministrin e Brendshëm Sandër Lleshi, në  postim e tij në rrjetet sociale, deputeti Xhemal Gjunkshi thekson se 1.5 ton drogë në Itali është një sukses për Sandër Lleshin pak kohë pas emërimit të tij në detyrë.

??BRAVO? Ministri Rendit!

?Nje fillim i mbare?. Karabineria e Barit raportoi sot, se nje sasi 1.5 Ton marijuane (lende narkotike) eshte sekuestruar ne brigjet e Brindizit.?-shkruan ai.

Më tej deputeti demokrat shton se fatktet tregojnë mbështetjen që trafikantët marrin nga policia shqiptare.

?Faktet tregojne, se policia shqiptare u ka dhene dhe vazhdon tu jape mbeshtetje trafikanteve, grupeve kriminale te levizin lirshem duke kontrolluar dhe zoteruar jo vetem detin, por trafikantet, grupet kriminale jane kthyer ne zoter te koridoreve toksore dhe ajrore.?-vijon më tej Gjunkshi.

Në fund të postimit ai thekson se kjo situatë vërteton edhe njëherë se lidhjet e pushtetit me krimin janë solide.

?Lidhjet e pushtetit me krimin jane shume solide. Policia eshte e paafte qe minimumi te largoje nga rradhet e policise te gjithe ata drejtues qe jane te vertetuar se kane lidhje me krimin dhe bandat kriminale.

Kjo ka vetem nje pergjigje: Kjo qeveri ka ardhur ne pushtet e mbeshtetur nga krimi, nga grupet kriminale, droga , korrupsioni dhe tani eshte e detyruar qe tu sherbeje, duke cenuar rende Sigurine Kombetare, duke shkelur ligjin dhe te gjitha procedurat ligjore. Perpjekjet e qeverise se narko trafikut per te luftuar krimin, korrupsionin, per te patur rend dhe siguri ne kete vend jane zero.?-mbylll postimin e tij në rrjetet sociale deputeti demokrat./CNA.al

 





Lajmet e fundit nga