web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Pas 75-vitesh, më në fund shkencëtarët zbulojnë rrugën drejt lumturisë

1 Dhjetor 2018, 21:20, Aktualitet CNA

Mendo pak, kur të jesh i moshuar, me një gotë çaji në dorë, cila pjesë e jetës tënde, duke menduar në retrospektivë, ka qenë më e mbushura dhe më e lumtura? Sigurisht nuk do të jetë numri i ndjekësve në rrjeter sociale, as orët e gjata të punës. E vëtteta është që katalizatori më i madh i lumturisë është gjetur dhe është diçka shumë e thjeshtë.

Në një studim të Universitetit të Harvardit, që ka zgjatur për 75 vite, janë mbledhur të dhëna nga dy grupime. Janë analizuar 268, të diplomuar në Harvard, gjatë viteve 1939-1944 si dhe 456 burra të cilët jetonin në Boston. Gjatë viteve janë analizuar specifikat e jetës së pjesmarrësve, të cilat  më vonë do të sillnin mirëqenie për ta. Gjatë studimeve janë përdorur metoda që lidheshin me vëzhgimin e trurit si dhe sondazhe me pyetje të hapura. Në fund të studimit 75-vjeçar studiuesit dolën në përfundimin se marrdhëniet e shëndetshme janë ato që kontribuojnë më shumë se çdo gjë tjetër në mirëqenien tonë.

Sipas studimit nëse njerëzit janë të mbushur me dashuri, qoftë kjo dashuri romantike, apo diçka tjetër, do të jenë më të shëndetshëm fizikisht dhe mendërisht. Kjo sepse dashuria sjell qetësi, kështu që edhe qelizat e sistemit nervor mund të relaksohen dhe të mos qendrojne në alert gjatë gjithë kohës.

Në anën e kundërt, ata të cilët ishin të vetmuar, pa lidhje të ngushta me njerëzit, kishin më shumë probleme me shëndetin si dhe jetëgjatësi më të shkurtër./Cna.al

 





Lajmet e fundit nga