web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mjetet e tonazhit të rëndë nisen drejt Astirit/ Pritet të fillojë shembja

1 Dhjetor 2018, 12:08, Aktualitet CNA

Mjetet e tonazhit të rëndë janë nisur drejt zonës së Astirit, e me sa duket pritet që shumë shpejt të nisë shembja e ndërtimeve pa leje.

Mësohet se mjetet janë pozicionuar në qendër të rrugës, dhe pas tyre kompania ka filluar të zhvendosë dheun në trafik ndarëse, tani janë hequr dhe ka filluar mbushja me rërë.

Vetëm para pak ditësh filloi puna me heqjen e pemëve, më pas hoqën shtyllat e ndriçimit në këtë zonë.

Banorët janë shprehur se do ketë revoltë me qeverinë nëse nuk dëmshpërblehen me çmimin e tregut.

Gjithashtu bëhet me dije se në rrugë janë vendosur bordura betoni për të lejuar qarkullimin, edhe pse me shumë vështirësi. Tani punojnë vetëm me 2 sense në korsi lëvizjeje nga pallati me shigjeta deri tek sheshi Shqiponja./CNA.al





Lajmet e fundit nga