Drogë në burgun e Veliajt
Këtë të enjte, në një nga qelitë e burgut të Durrësit, ësh...
Këtë të enjte, në një nga qelitë e burgut të Durrësit, ësh...
Monika Kryemadhi ka lëshuar sot një apel në protestën e Unazës së re, që kompania Salillari dhe Edi Rama të mos guxonin të prishnin shtëpitë e banorëve. Ajo shtoi, aty për aty, se kjo firmë ndërtimi rrugësh ?po i merr të gjitha, që mos u ngoptë inshalla? (poshtë lapsi.al).
Kryemadhi godet firmën Salillari: ?Mos u ngoptë se i mori të gjitha?
Pavarësisht se Salillari mund të ketë qenë njësoj i pangopur edhe në kohë të PD edhe në kohë të LSI-së, e shkëputur nga sfondi kohor, ideja se ai po i rrëmben të gjitha duket e drejtë.
Tani, me dokumenta ne kemi të vërtetuar se tenderi 40 milionë eurosh i Unazës së re është zhvilluar me një garë fiktive, ku një ndërtues i vetëm, ?Vëllezërit Hysa?, ka marrë pjesë në konkurimin e tre loteve të kësaj rruge, gjithsej 2.2 kilometra, duke zhdukur çdo lloj ndershmërie (poshtë lapsi.al).
Protesta e unazës/ Si doli në pah një vjedhje gjigande
Natyrisht, këtu gjithkush mund të dyshojë se kemi të bëjmë me një aferë të pastër korruptive. Gjithëkush mund të hamendësojë, po ashtu, se sa miliona euro mund të ishin kursyer nga një tender i drejtë dhe se si ato mund t?i kishin kompensuar të gjithë banorët që sot po flaken në rrugë.
Pra, siç shikohet, deri këtu ironia është therrëse.
Nga njëra anë kemi Rilindjen, që tregohet dorëlëshuar me klientët e saj, të cilët fryjnë faturat e tenderave fiktivë, e që bëhet cingune për dëmshpërblimet e qytetarëve të mjerë që do t?u shembë shtëpitë.
Në anën tjetër kemi LSI-në (pa përjashtuar këtu edhe demokratët) që u bën thirrje ish klientëve të saj, që tani po punojnë me Ramën: ?Boll, se nuk u ngopët?!
Por, kulmi i kulmeve të kësaj balloje me maska gjendet diku tjetër. Atë e zbulova papritur duke lundruar në internet, për të qëmtuar lidhjet e kompanisë Salillari me pushtetet e ndryshme politike. Dhe imagjinoni ç?më doli para syve. Një video e botuar nga ERTV (shiko videon poshtë), ku Edi Rama shfaqej në rolin e bamirësit. Ai kishte qenë disa muaj më parë në Marikaj të Vorës, ku si kryeministër i një vendi të begatë, paskësh zbuluar një familje në skamje.
Këto premtime, të bëra realitet, duken edhe në videon e transmentuar në ERTV. Shtëpia po ndërtohet dhe i zoti i saj tashmë ka veshur jelekun e punës në një firmë ndërtimi.
Por, po t?i shikosh pamjet me kujdes, vëren një tallje shembullore. Ai burrë i ngratë është punësuar tek Salillari dhe shtëpinë e tij po e ringre nga e para po kjo firmë. Pra e njëjta që nga Monika akuzohet se po rrëmben gjithçka, nga Edi reklamohet si bamirëse.
Me një llogari të thjeshtë, del se shtëpia e Marikajt po ndërtohet me një thërrmijë nga milionat që ?tepruan? nga tenderi zemërgjerë i Unazës së re, i cili po hedh në rrugë të madhe së paku 317 familje.
Dhe këtu sarkazma mbërrin kulmin.
Sepse, loja politike me kundërshtarët që akuzojnë njëri- tjetrin se po vjedhin me të njëjtët klientë, në këtë moment cek fundin.
Pas saj, po hymë në një fazë të re, ku këta oligarkë që kanë bërë namin edhe majtas edhe djathtas, shiten si vlera. Motoja e kësaj fabule është e thjeshtë: ne ju fusim thikën deri në palcë, por ama nuk ju lëmë të vdisni për bukën e gojës. Ne jemi ata që zhysim në xhepa paratë e qindra familjeve që u prishen shtëpitë, por publiku duhet të na njohë si bamirës të të varfërve.
Pikërisht kjo është faza terminale e një procesi të kahershëm degjenerimi. Ndërsa për vite me radhë ?salillarët? e kanë bërë emrin e tyre të rimojë me të gjithë liderët, që i kanë lënë vendin njëri- tjetrit, tani, në kohën e dyshes Salillari-Ramallari, po kërkohet që kësaj lidhjeje t?i jepet edhe një tis fisnikërie. Jemi në pikën kur grabitësit po tentojnë të hiqen edhe si bamirës, duke i trajtuar tre milionë shqiptarët e tjerë si idiotë.
©Lapsi.al
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë i ka vënë ultimat...
Profesori Përparim Kabo në studion e emisionit “Top Talk” në...
Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ka folur në lid...
Profesori Përparim Kabo në studion e emisionit “Top Talk” në...
Profesori Përparim Kabo ka reaguar pas deklaratës së deputet...
Ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski përmes profil...
Sushi deri më sot, është përfshire në ditët tona kur duhet t...
Është gjetur peshkatari, i cili kishte humbur kontaktet me f...
Një peshkatar ka humbur kontaktet me familjen pasi doli për ...
Zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama ka folur për protestën ...
Një tjetër denoncim është publikuar sot nga ish-kryeministri...
Në kuadër të ditës ndërkombëtare të të drejtave të fëmijëve,...
Ditën e djeshme, deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni...
Lexoni në vijim në cilat shenja janë lindur ato të cilat jan...
Nëse jeni supersticiozë dhe i frikësoheni ditës së martë, nu...
Lemza është një ndër sikletet e vogla që përjetojmë hera her...
Një pjesë jashtëzakonisht e madhe e gjallesave ujore mbeten ...
Ajo çfarë kuptojnë njerëzit me “ushqim të shtrenjtë” ndrysho...
Renato Mekolli, shefi i “Hell’s Kitchen”, është kthyer në nj...
Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol The Hage/Hollandë...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Një influencuese 23-vjeçare e TikTok, e akuzuar për vrasje...
Gjykata Supreme ka vendosur që emigrantët që mbërrijnë në ...
Më shumë se 10,000 persona janë raportuar të zhdukur nga t...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...
Turistët nga Kosova vijojnë të mbajnë peshën kryesore të h...